Pas paktit me Ramën, Melonit i dështon edhe marrëveshja me Elon Musk!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Figura polarizuese e miliarderit të teknologjisë, i cili është këshilltar i lartë i presidentit amerikan Trump, ka qenë në qendër të debatit politik rreth diskutimeve për vendosjen e Starlink në Itali.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se diskutimet midis qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë dhe Space X të Elon Musk mbi një sistem të sigurt komunikimi për qëllime të mbrojtjes dhe diplomatike janë pezulluar.

“Gjithçka ka ngecur. Aktualisht nuk ka asnjë diskutim teknik për një marrëveshje të mundshme për të përdorur sistemin satelitor Starlink”, tha Crosetto për të përditshmen italiane La Repubblica në një intervistë të botuar të shtunën.

Ai shtoi se mungesa e mbështetjes lidhet me faktin se detajet teknike të marrëveshjes janë lënë të fshehta nga Musk.

Figura polarizuese e miliarderit të teknologjisë, i cili është këshilltar i lartë i presidentit amerikan Trump, ka qenë në qendër të debatit politik rreth diskutimeve për vendosjen e Starlink në Itali.

Në fillim të këtij muaji, partitë opozitare i kërkuan qeverisë të ndërpresë bisedimet me Space X të Musk-ut pasi titani i teknologjisë kërcënoi se do të fikte sistemin e tij të komunikimit në Ukrainë, ku Starlink ofron telekomunikime thelbësore për forcat e Kievit ndërsa përpiqen të shmangin pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë.

Lajmi për një marrëveshje të mundshme Starlink u njoftua për herë të parë në janar pas një vizite të kryeministres italiane, Giorgia Meloni në rezidencën e presidentit amerikan Donald Trump në Florida.

Meloni ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me administratën Trump, duke zhvilluar gjithashtu një marrëdhënie të ngushtë me Musk .

Crosetto tha se diskutimet teknike do të rifillojnë kur polemikat dhe kohët të jenë qetësuar.

Lexo edhe :  BE kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin

Pyetja është se çfarë është më e dobishme dhe e sigurt për kombin”, tha ministri./Përshtati  Fjala.al  nga “Politico”

Të fundit

U bëre komunist

Edison Ypi U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur) U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë. U bëre komunist sepse gjyshi,...

‘Krimet zgjedhore’/ Çollaku: Gjysma e pjesëtarëve të dosjes 184, kandidatë për deputet

Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar SPAK-un për mosveprim ndaj krimeve zgjedhore, duke theksuar se dosjet e bujshme si 184 dhe 339 përmbajnë emra të...

“Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e organizatës së Armando Pacani

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetër. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë nga plani i rritjes për rajonin

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe...

Lajme të tjera

Web TV