“Orët i ke të numëruara”/ Berisha-Ramës: Prite Diasporën se po vjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët në Napoli të Italisë.

Nga Napoli, Berisha ka parlajmëruar kryeministrin Edi Rama se i ka orët e numëruara dhe fundi i tij po vjen.

Lideri i opozitës është shprehur se ky është viti i diasporës dhe kanë mbetur vetëm 50 ditë nga shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Po shkojmë drejt raundit të fundit të bejetës sonë rreth 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kam deklaruar me bindjen me të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare sepse njëlloj si dikur shekuj më parë do jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Prite Edi Rama Diasporën se po vjen, po vjen të shpëtojë mëmëdheun.

Po vjen t’i dalë zot Shqipërisë, po vjen të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi të cilin do ta kishte lakmi Escobari , Totorino, El chapo. Edi Rama, me ditë të numëruara diaspora po vjen. Po vjen, sepse ti shkatërrove njëra pas tjetrës ëndërrat më të bukura dhe fisnike të shqiptarëve.

Shqiptarët kishin një ëndërr dhe ishte pluralizmi.

Ti sot bëre një luftë të egër, çnjerëzore, për një vend pa opozitë. Riktheve në Shqipëri partinë shtet. PS e ktheve në Partinë e Punës së Shqipërisë.

Krimi i diktaturës tënde bazohet në drogën krimin dhe plaçkitjen e shqiptarëve”, ka deklaruar Berisha./     S,M

Të fundit

Organe derri për njerëzit? Studimi sjell prova të reja premtuese

Një studim i ri sugjeron se organet e derrit të modifikuara gjenetikisht mund të jenë një opsion i zbatueshëm...

Selena Gomez: Trishtohem nga komentet për peshën time

Selena Gomez zbuloi se mërzitet kur lexon komente për ndryshimet e saj në peshë, duke theksuar se kjo gjë nuk vlen për meshkujt. Këngëtarja...

Emigrantët sollën 1 miliard euro/ Remitancat u rritën gjatë vitit 2024

Remitancat ose paratë e dërguara nga emigrantët për familjarët e tyre në Shqipëri shënuan vlera rekord në 2024. 1 miliardë euro u dërguan nga...

BE i bën thirrje qytetarëve të bëhen gati për luftë, iu tregon çfarë rezervash të kenë

Bashkimi Evropian ka lëshuar një njoftim që çdo familje në bllokun 27-vendesh të ketë gati një paketë mbijetese tre-ditore në rast lufte ose fatkeqësish...

Psikologët ju inkurajojnë t’i shikoni këto 6 filma të paktën një herë në jetë

Kinemaja është një nga mjetet më të fuqishme që mban njeriu, një fabrikë idesh në të cilën mund të krijohet çdo lloj vepre dhe...

Lajme të tjera

Web TV