Rast i rrallë! Vuante nga ankthi, por ChatGPT i përcaktoi diagnozën e saktë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të tingëllojë e çuditshme, por një 27-vjeçare ka pranuar se është diagnostikuar në mënyrë të saktë përmes një bisede të zhvilluar virtualisht me ChatGPT.

Marly Garnreiter, e cila po vuante nga djersitjet gjatë natës dhe kruajtjet e lëkurës, teksa më vonë nisi të humbiste peshë, vendosi të pyesë aplikacionin për simptomat që po ndjente, kur mori dhe përgjigjen e papritur: Vuan nga kanceri i gjakut.

Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Garnreiter vendosi ta injorojë si mesazh, por që në fund rezultoi të ishte pikërisht kjo diagnoza e saktë.

Për të vërtetuar dyshimet e saj, pas kësaj bisede virtuale, 27-vjeçarja iu drejtua mjekut të saj të përgjithshëm, duke i treguar të njëjtat simptoma që ndjente. Falë një skanimi, ajo zbuloi se kishte një masë në mushkërinë e saj, të quajtur limfoma e Hodgkin, një lloj kanceri në gjak.

Ajo tregoi më pas të gjithë prapaskenën, duke përfshirë këtu dhe atë bisedë që rezultoi “diagnozë e qëlluar” e ChatGPT.

“Pas humbjes së babait, nuk ndihesha mirë. Mendova se duhet të kishte diçka këtu. Në muajin Maj u dërgova miqve të mi një bisedë ku kisha pyetur ChatGPT dhe mu përgjigj që kisha kancer në gjak. E injorova pasi isha skeptike dhe u këshillova që të konsultohem me mjek të vërtetë”, u shpreh Garnreiter.

27-vjeçarja mendon se një periudhë e tillë bëri që të reflektojë shumë mbi rëndësinë e të kuptuarit trupin e saj duke mos anashkaluar asnjë simptomë që sinjalizon diçka të rëndësishme.

“Duhet ta dëgjojmë trupin tonë. Ndonjëherë e humbasim lidhjen me brendësinë tonë dhe nuk kuptojmë realisht çfarë kemi”, përfundoi historinë e saj Garneiter, e cila po vazhdon me trajtimin mjekësor./    S,M

Të fundit

Rama ironizon kandidatët e Berishës: Personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh

Kryeministri Edi Rama, nga Shiroka, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama...

Mjekët japin detaje rreth shëndetit të Papa Françeskut

Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit, saqë mjekët seriozisht menduan të...

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë...

Çdo të sjellin protestat e mëdha kundër Erdogan?

“Frika nuk ka asnjë dobi në vdekje! Ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, modestia jonë, nga fytyra jonë e qeshur!”. Kështu u...

Belinda Balluku: Voto PS, bashkoju rrugës së fatit europian të Shqiptarisë!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë thirrje sërish për të votuar Partinë Socialiste më 11 maj. “VOTO 5, bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për...

Lajme të tjera

Web TV