Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë të papunësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat me arsim të mesëm zakonisht kanë një zanat ose pajisen me njohuri të forta bazë, që mund të integrohen mirë në tregun e punës, në krahasim me ata që kanë arsim fillor.

Por në Shqipëri, forca e punës me arsim të mesëm ka një normë papunësie më të lartë se personat me arsim të lartë dhe ata me arsim bazë.

Sipas të dhënave të INSTAT, shkalla e papunësisë te forca e punës me arsim të mesëm ishte 13.4% në tremujorin e fundit 2024, ndërsa tek ata me arsim 8/9-vjeçar ishte 10.6% dhe tek ata me arsim të lartë 8.4%.

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8%, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje.

Në nivelin e mesëm arsimor të vendit tonë, arsimi profesional mbetet i pazhvilluar. Kjo degë bën një përgatitje më të fortë për profesionet dhe integrimin më të mirë në tregun e punë.

Në vitin akademik 2023-2024, vetëm 18% e nxënësve në arsimin e mesën ishin në shkollat profesionale. Studimet tregojnë se ata që përfundojnë arsimin profesional kanë norma më të larta punësimi se ata me gjimnaz.

Në BE, shtetet sidomos Gjermania japin stimuj për të integruar nxënësit drejt arsimit profesional dhe tregut të punës. Por në vendin tonë duke qenë se sistemi i arsimit nuk është i lidhur me tregun e punës, ndodh që me rritjen e nivelit arsimor të shtohen vështirësitë për të gjetur punë.

Sistemi arsimor dhe tregu i punës prej vitesh janë në një rreth vicioz, teksa bizneset akuzojnë qeverinë se nuk po përgjigjet me sisteme arsimore që i vlejnë tregut të punës.

Lexo edhe :  Vijon moti i paqendrueshëm/ Ja si parashikohet dita sot

Nga ana tjetër, në qarqet universitare profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë universitetet punojnë në profesion që nuk kërkojnë arsim të lartë, si call center, arkëtar, kamarier etj.

Ekonomia shqiptare ende ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si psh fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar.

Mungesa e vendeve të punës me vlerë të shtuar, që kërkojnë angazhimin e profesionistëve dhe paguajnë mirë, vlerësohet si një nga arsyet se pse ka një emigracion të shtuar të njerëzve të aftë. Këto kushte pengojnë të rinjtë të integrohen në tregun e punës.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,6%.

Ky tregues është rritur me 2,0 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, dhe është ulur me 2,4 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë 2024./ Monitor.al/    S,M

Të fundit

Lul Basha s’fut dorën në xhep/ Edhe byrekun ia paguan shoferi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, ndër të tjera është pyetur edhe për kolegët e...

Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

Partia Socialiste do të marrë mandatin e katër në zgjedhjet parlamentaret 11 majit. Kështu është shprehur analisti i njohur Ilir Demaliaj, i cili ishte...

“Një mur na ndante me lopën”, Gjesti rrëfen fëmijërinë e trishtë: Nisa hash*ashin 12-vjeç

Prime-n e mbrëmshëm ishte radha e Gjestit të rrëfente për linjën e jetës. Banori tregoi për një fëmijëri të vështirë dhe përdorimin e narkotikëve...

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Nga Lutfi Dervishi Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…” Në...

SPAK shtyn hetimet ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish- zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të...

Lajme të tjera

Web TV