Osmani falënderon aleatët: 24 marsi, dita kur bota demokratike nuk heshti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja Vjosa Osmani në 26-vjetorin e nisjes së fushatës së bombardimeve të NATO-s, ka falënderuar aleatët që ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se 24 marsi është “dita kur bota demokratike nuk ka heshtur”.

“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës. Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur. Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran”, ka shkruar Osmani.

Janë mbushur 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi./      S,M

Të fundit

Në punë do keni disa sfida, por me vendosmërinë tuaj do t’i kapërceni, horoskopi për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të dielen një periudhë veprimi dhe lëvizjeje. Do të keni shumë mundësi...

Real Madrid përmbys Leganesin dhe vijon ndjekjen ndaj Barcelonës, dopietë e Mbappe

Reali i Madridit mposhti me përmbysje 3 me 2 Leagnesin në duelin e vlefshëm për javën e 29-të të La Ligës. Skuadra e Ancelottit kaloi...

Përfitimet e dietës me pak kripë! Cilat ushqime rekomandohen

Ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium është diçka që shumë njerëz përpiqen të bëjnë për të përmirësuar shëndetin e tyre. E kjo...

4 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Na mungon pa fund!

Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, e ka kujtuar të atin në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mallin dhe mungesën e tij,...

Nga “kaubojsi” te kandidati që hyri në listë me 2 telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

Në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për...

Lajme të tjera

Web TV