“Kisha ngelur opsioni i fundit…”, amerikani tregon historinë e dashurisë me shqiptaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndoshta unë ngela opsioni i fundit”, kështu tha në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Mark Crawford teksa tregon historinë e tij të dashurisë. Ai është një shtetas amerikan, të cilin puna në një shoqatë e solli fillimisht në Shqipëri, në një kohë mjaft të trazuar.

Ishin vitet ’92–’93, kur Mark shkeli për herë të parë në Shqipëri. Më pas puna në postin e drejtuesit në Fondin Amerikan e lidhi më shumë me vendin tonë, por dhe me treva të tjera shqipfolëse.

 “Unë isha student në Ohio dhe të them të drejtën nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë. Universiteti im kishte lidhje me një shoqatë që ishte hapur këtu në vitin 1992. Unë erdha një javë në Shqipëri në vitin 1993, pastaj erdha dhe për 1 vit duke punuar për një shoqatë studentore. Pastaj shkova në Angli dhe pastaj erdha me Fondin Amerikan që ishte themeluar këtu në Shqipëri, për 5 vjet. Unë isha 21 vjet, isha këtu gjatë ’97-’98 dhe shumica e drejtuesve amerikanë që ishin ikën, kështu që ngela unë i vetmi amerikan.”

Por, ai nuk e dinte se në këtë vend ku dëgjonte çdo ditë për një gjë të re, do të takonte dashurisë e jetës. Ishte pikërisht studentja e kimisë ushqimore, nga Gjirokastra ajo që i vodhi zemrën Markut. Ata jetonin në një lagje, ku si fillim nisi miqësia e cila më pas do të jepte shkëndijat e një dashurie, që u rezistoi ndryshimeve dhe kohës.

“Ajo ishte studente këtu, në kiminë ushqimore dhe u takuam rastësisht në shoqatë. Ishim thjesht shokë. Ne jetonim në të njëjtën lagje, kështu që jemi njohur edhe më shumë. Ajo kshte shoqe dhome një mikeshën timen. Ne ishim miq, më pas nisi gradualisht.”/    S,M

Të fundit

500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas

Pikat e aksesit Wi-Fi do të instalohen në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla, duke ofruar...

Hani vetëm 30 gramë në ditë nga ky frut, studimet kanë provuar se ul kolesterolin

Arrat janë cilësuar si një nga ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës. Ato përmbajnë nivele të larta të fibrave, proteinave dhe vitaminave,...

Tragjike! Sanitarja gjen foshnjë të pajetë në kosh plehrash në aeroport

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

SHBA kërkon vezë/ Mungesa ka rritur çmimet, ofrohen disa vende

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon vezë nga e gjithë bota për të lehtësuar mungesën e rëndë që ka bërë që çmimet e...

Sa shpenzojnë vendet anëtare të NATO-s për mbrojtjen?

Pavarësisht apelit të Trumpit që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë nga buxheti i tyre për mbrojtjen, realizueshmëria e çdo rritjeje të mëtejshme...

Lajme të tjera

Web TV