Meta në burg,Blushi i uron ditëlindjen: Malet më të larta janë simboli i pathyeshmërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar ish-presidentin Ilir Meta në ditëlindjen e tij të 560-të , duke e quajtur atë një simbol të lirisë dhe demokracisë.

Me një postim në rrjetet sociale, krahas një foto me Ilir Metën, Blushi shkruan se sot feston sipas tij, i izoluar politikisht nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

Postimi i Tedit

“Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj gëzuar ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

Lider patriot e guximtar, burrë shteti vizionar dhe misionar i kauzave të mëdha kombëtare, Ilir Meta është kthyer në simbolin më frymëzues të Lirisë, të Demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.

Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!

Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!”/k.k

Të fundit

“Do bëhem e famshme”, kandidatja e PS: Bardhi ka frikë nga unë i dal në ëndërr (VIDEO)

Kandidatja më e re e PS në listën e qarkut Fier i është përgjigjur akuzave të drejtuesit politik të...

Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

Kaliumi është thelbësor jo vetëm për rregullimin e presionit të gjakut, por edhe për funksionimin e duhur të sistemit tonë nervor. Edhe nëse jeni duke...

Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Uroj që kjo festë të sjellë begati

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen...

“Jemi siguria e vetme për SPAK”, Rama: Dorëzuam ‘shpatën’ e drejtësisë me kosto

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën u kërkon votën shqiptarëve në...

Pse rikthimi i amerikanëve në SPAK ka tmerruar Saliun?

Nga Spartak Ngjela Dhe komedia arrin kulmin kur e di tani që ekspertët amerikanë të krimit janë kthyer sërish në SPAK, ai vijon të flasë...

Lajme të tjera

Web TV