Sinoptikanët ngrejnë alarmin/ Moti i keq mbërthen vendin, zonat që rrezikojnë përmbytje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.

Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.

“Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani
Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

“Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.

Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars./    S,M

Të fundit

“Sylvinho është shqiptarizuar”, Artan Hoxha tregon pse nuk aktivizohet Ernest Muçi

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar dy ndeshjet e fundit të kKombëtares. Duke folur mbi ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën,...

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar/ Rritet numri i viktimave, shkon në 2,056

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar vijon të rritet. Junta ushtarake që sundon vendin njoftoi se numri i personave që kanë...

Situatë shpërthyese, astrologia parashikon periudhën e vështirë për shenjat gjatë prillit

Prilli sjell energji pak më pozitive nga ana astrologjike. Ditët e para të tij, ndodh kthimi në vijë të drejtë i  planetëve që deri...

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve për investime dhe qira ditore

Durrësi po shndërrohet në një nga qytetet më të kërkuara jo vetëm për pushime, por edhe për investime në pasuri të paluajtshme dhe qira...

BE i jep të drejtë Melonit: Qendrat në Shqipëri janë në përputhje me ligjin

“Komisioni Evropian është në dijeni të zhvillimeve të fundit në dekretin për qendrat në Shqipëri dhe jemi në kontakt me autoritetet italiane”. Kështu deklaroi zëdhënësi...

Lajme të tjera

Web TV