Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pranverës. E gjithë java do të jetë me shi.

Qielli është hapur, si ishin deri para pak vitesh grantet e BE -së për bujqësinë.

Shiu bie me rrëke, rrugët janë kthyer në kanale ujëmbledhëse, makinat bëjnë rafting në rrugën “Don Bosko”, Durrësi kthehet në Venecia, dhe poetët nisin vjershat me pikat e shiut…si thoshte kënga e vjetër, “E shiu pikë, pikë pikë,…”

Në këtë vend të bekuar nga natyra nga malet, lumenjtë, burimet, liqenet, detrat dhe lotët e qytetarëve, uji është kudo… përveçse në rubinet.

Ne kemi burime ujore për frymë më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Kemi burime që shpërthejnë me entuziazëm, kemi lumenj që rrjedhin me dinjitet, reshje që s’kanë ndalur që nga koha e Skënderbeut,

por… çezma, kjo krijesë misterioze, jeton në ankth.

Ka ditë që mbushet me ujë, dhe ditë që mbushet vetëm me zëra:

“Po vjen.”

“Do vijë sonte.”

“Ka një problem te pompa.”

“Po punohet ne rrjet.”

“Fajin e ka ngrohja globale.”

“Fajin e ka Lufta në Ukrainë.”

“Po ç’të bëj qeveria më parë.”

Premtimi për ujin 24 orë është bërë aq shpesh, aq seriozisht dhe aq bukur, sa goja e votuesit mbetet si ajo e peshkut pa ujë.

Mandati i parë: “Do bëjmë projektin.”Mandati i dytë: “Projekti u bë, por po e përmirësojmë.”

Mandati i tretë: “Kemi rritur në 67%.”Mandati i katërt: do të keni pasaportë të BE dhe mund të pini ujë kudo në Europe”.

Por pse të pijmë ujë në Europe dhe jo në Shqipëri, që është në Europe, ku:

Ka ujë që del nga toka, por jo nga tubi.

Lexo edhe :  Klithma për Luftë Globale në heshtje ashtu si mosbesimi që Hitleri do niste Luftën e Dytë

Ka ujë që përmbyt qytetin, por nuk mbush banjën.

Ka ujë që vjen në tendera, por jo në depozita.

Ka ujë për të larë ndërgjegjen politike, por jo për të larë një pjatë.

Në dokumenta dhe raporte, humbjet e ujit janë “rrjedhje teknike”.

Në shtëpitë tona, janë fatura të fryra që duhen paguar.

Shqipëria sot është vendi ku ka më shumë ujë në Instagram sesa në rubinet.

Dhe ndërkohë… bie shi.

Këpucët janë zhytur në ujë, njerëzit ecin si rosat, të lagur, të qetë dhe pa asnjë shpresë se do të vijë dita që të pinë ujë te rubineti në shtëpi.

Lutjet janë që ndonjë ditë, teksa bie shi, si sot, rubineti të ndjejë xhelozi dhe të vendosë të rrjedhë edhe ai.

Nëse jo ujë për t’u pirë, të paktën për statistikat./   S,M

Të fundit

Do keni vetëm ndodhi pozitive, njihuni me surprizat e yjeve për sot

Dashi Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta sentimentale do jetë më...

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë vit, Kosova ka hapur atje...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Lajme të tjera

Web TV