“Këneta” lufton vetëm për veten”/ Rama: Programin tonë e keni çdo ditë para syve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe një herë se hyrja në BE ka rëndësi për kombin, paqen dhe e sigurinë. Po ashtu nënvizoi se integrimi në BE ndihmon edhe ekonominë.

Rama u ndal edhe tek deklaratat e opozitës duke thënë se qëllimi kryesor i tyre është “shkrirja” e SPAK. Më tej shtoi se realiteti në Shqipëri është ndryshe nga “këneta” që lufton për veten e tij.

“Dje isha në Sarandë ku kishte të rinj që ishin kthyer në vendin e tyre dhe kanë arritur sukses. Realiteti është ndryshe nga “këneta “e atij që lufton vetëm për veten e tij dhe mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpresë dhe e bëri të mbaruar. Sa i përket gjuhës shqipe, duhet mbrojtur patjetër”, tha ai.

Më tej Rama theksoi se sa i përket programit, është duke e shpalos atë çdo ditë.

“Unë nuk merrem me bufin, me bufin merreni ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj që në krye të opozitë së ashtëquajtur është një buf kënetë dhe opozita është e gjitha në një kënetë të madhe politike dhe mediatike.

Nuk ka falsitet që e mbulon këtë të vërtetë. Sa i përket programit që duhet të tregoj unë, programin tonë e keni para syve çdo ditë. Do t’ua tregojmë edhe atyre që duan program, por që nuk ia kanë idenë as se çfarë programi kanë vetë. Është vetëm një lavazh i trurit kundër meje dhe kësaj qeverie.

Më tej Rama nënvizoi: “BE, sot është domosdoshmëri jetike për të konfirmuar dhe garantuar barazinë përpara ligjit që është për herë të parë. Unë jam shumë krenar dhe ne socialistët dhe progresistët jemi ne ata që bëmë të pabesueshmen.

Lexo edhe :  Ja pse ishin të rëndësishme 10 ditët e fundit të Ramazanit

Dorëzimin e shpatës së drejtësisë. Sot ka edhe një lëvizje të paimagjinueshme në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtet, përtej të gjitha atyre që thuhen si të meta. Që të garantojmë barazinë para ligjit kjo nuk mund të jetë vetëm në dorë të një partie politike apo të një lidershipi sepse nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys.

Disa forca duan të rikthen shpatën e drejtësisë në zyrën e pushteti. Të gjithë ata si njerëz të degraduar rrinë dhe përsërisin burgu, burgu do të marrin një përgjigje me 11 maj. Ata janë armiqtë e reformës në drejtësi. Ata e morën peng dhe kërcënuan me bojkot zgjedhjet. Të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye, por Luli ishte kukulla e bufit të kënetës.

Bufi e thotë qartë se me votën e 11 majit do të shkrijë SPAK. Ky është kërcënimi nëse ne nuk jemi anëtarë të BE. Qoftë në aspektin e të drejtave, nëse hyjmë në BE jemi përfitues të drejtpërdrejtë, falë kontribuesëve që janë në atë familje. Është kurorëzimi i një historie përpjekjesh të gjatë. Në 11 maj kemi në dorë të mos e lëmë të na ikë treni i historisë”, ka thënë Rama.  /     S,M

Të fundit

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV