Basha vijon “telenovelën” me kryeministrin: Ke nis të më akuzosh me dëshmitarë të rremë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Telenovela” me akuza të ndërsjellat mes Euroatlantikut Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe ditën e sotme. Në videon e radhës Basha iu përgjigj Ramës lidhur me akuzat që i bëri dje kryeministri dhe një biznesmen nga Memaliaj, se ai nuk i kishte dhënë lekët që i kishte borxh Bashkia.

Basha i quajti dëshmitarë të fabrikuar biznesmenin i cili deklaroi një gjë të tillë para Ramës ditën e djeshme, teksa nuk harroi avazin, t’i kujtonte shokët kryeministrit.

“O Rame ke fillu prapë duke rekrutuar dëshmitar të rrem. Kishe kap njërin në Memaliaj që thoshte se si kam dhënë lekët që ja kishe borxh ti. Po ti me ramë pse s’ia pagove. Vetëm borxhe m le n bashki me Rama. Edhe gropën e Hadin Sejdisë nevojtoren më të madhe publike në botë 200 metra nga zyra jote, Rame. 11 vjet në bashki se mbushe. Eh me Rame, kishe mendjen me mbush gjëra tjera. Ku i ke shokët me Rame. Ku e ke Lali Erin, e mësove mirë po të mësoi keq, 7×7, 313 Rame”, tha Basha./    S,M

Të fundit

Pse rikthimi i amerikanëve në SPAK ka tmerruar Saliun?

Nga Spartak Ngjela Dhe komedia arrin kulmin kur e di tani që ekspertët amerikanë të krimit janë kthyer sërish në...

Barometri mujor Gallup rreth Presidentit të SHBA-së

Nga Eduard Zaloshnja Kompania amerikane Gallup, pionere e sondazheve të opinionit, ka 90 vjet që zhvillon një barometër periodik mbi opinionin e amerikanëve për punën...

E PABESUESHME/ Këngëtari zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga fansi

Gjatë intervistës në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, këngëtari Renato Jaho ndau një histori të pazakontë mbi dhuratën më të shtrenjtë që ka...

As Egjipti dhe as Meksika, ky është vendi në botë me më shumë piramida

Kur flitet për piramida, shumica mendon menjëherë për Egjiptin dhe Meksikën, vende të njohura për monumentet e tyre mbresëlënëse. Megjithatë, pak njerëz e dinë se...

11 Maji/ Rama sfidon Berishën: Nuk do të ketë pension nën 200 Euro

Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të shtunë programin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Në qendër të programit të...

Lajme të tjera

Web TV