“Projekti i rradhës…”/ Rama: Së shpejti një shkollë për teknologjinë tek…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 150 talente shqiptare, të cilët kanë shndërruar ëndrrat e tyre në biznese funksionale, po prezantojnë sot produktet e tyre inovative.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, mes 150 talenteve janë fituesit e Startup Grant 2024 dhe 86 startup-e të reja që kanë marrë lajmin e mrekullshëm se janë shpallur fitues dhe do të përfitojnë financim nga thirrja e Startup Grant 2025 për këtë vit.

“Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që do të marrin mbështetje nga qeveria. Është bërë një punë shumë e dobishme dhe uroj që ta zgjerojmë edhe më shumë. Në Shqipëri kemi aktiv parkun teknologjik Durana Tech Park, për produkte të teknologjisë dhe që ka një sistem të favorshëm. Shumë shpejt , besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi godinën në Vlorë, për haitek, që do të funksionojë si park. Kushdo ketë hapësirë apo zhvillojë produkte teknologjikë do të ketë një sistem komplet ndryshe. Uroj që deri atëherë të kemi bërë zhvillime të reja. Tani që ka hyrë nga Inteligjenca Artificiale, shpejtësia e transformimit është marramendëse”, tha Rama./   S,M

Të fundit

“Po vjen sherifi…”/ Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi mesazhin e kryestrategut të fushatës fituese të Donald Trump, i cili tani është aktivizuar...

‘Basti’ i Tedi Blushit: Ilir Meta në 11 maj do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli, do të...

‘Deputeti u hoq nga lista! Rama ironizon Balliun dhe e paralajmëron me bufin e kënetës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ironizon programin e PD-së për zgjedhet e 11 majit përcjellë nga viedomesazhi i kandidatit të PD-së,...

Vlen sa 1 mijë muaj/ Vlera dhe rëndësia e Natës së Kadrit në muajin e Ramazanit

Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit...

Të dëgjosh muzikë pa kufje…ambicia e fundit e shkencës!

Të dëgjosh muzikë pa kufje, por me rreze ultratinguj. Një grup kërkimor po përpiqet të arrijë këtë rezultat, duke sjellë revolucion në fushën e teknologjisë....

Lajme të tjera

Web TV