Gara në qarkun e Tiranës, analisti Neza: Mekanizmi i PS neutralizon opozitën në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), kanë përpiluar tashmë listat me drejtuesit politikë në qarqe. Kjo pritet të sjellë një përballje të fortë, jo vetëm mes dy forcave kryesore, por edhe mes figurave individuale që do të garojnë nën siglën e tyre.

Analisti Sami Neza, i ftuar në një studio televizive, theksoi se mekanizmi i përdorur nga Partia Socialiste ka neutralizuar opozitën në terren, duke e bërë më të vështirë një garë të barabartë.

Ai solli si shembull Tiranën, ku në zgjedhjet e vitit 2013, u ‘rrëzua’ miti i diferencës mes dy partive të mëdha, duke u kaluar balanca politike mes tyre.

“Tirana ka qenë historikisht neutrale në zgjedhjet parlamentare, me një diferencë të vogël mes PS dhe PD. Herë fitonte njëra, herë tjetra, por asnjëherë nuk ka pasur diferenca të thella si në qarqet e tjera.

Pas vitit 2013, balanca politike në kryeqytet ka ndryshuar ndjeshëm në favor të qeverisë, ndonëse kjo nuk reflekton realitetin në terren.

Në zgjedhjet e fundit, diferenca prej 6 deputetësh në favor të PS nuk është reale. Në terren, balanca është ndryshe. Megjithatë, mekanizmi i qeverisë ka funksionuar në mënyrë më të dukshme në Durrës se sa në Tiranë.

Për sa kohë ky mekanizëm nuk frenohet, opozita do të ketë vështirësi, pavarësisht strategjive apo performancës së saj gjatë fushatës.

Çfarëdo lloj përgatitjesh të bëjë opozita, çfarëdo programi të ofrojë, mekanizmi i qeverisë ka treguar se e neutralizon atë në të gjitha aspektet.”

Analisti Neza vuri në dukje se të gjitha partitë opozitare, përfshirë ato më të voglat, janë të bashkuara në qëndrimin e tyre kundër qeverisë.

Lexo edhe :  KQZ miraton sasinë e fletëve të votimit/ Ja kush do t’i prodhojë

Sipas tij, kjo u jep atyre një mundësi të madhe për të fituar zgjedhjet dhe për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Nuk ka asnjë aset politik, ekonomik apo etik që mund ta mbajë këtë qeveri në pushtet. Nuk është çështje e forcës apo dobësisë së opozitës, por e faktit që qeveria i ka mbushur ditët e veta. Ajo ka lodhur qytetarët dhe ka larguar nga vendi rreth 1 milion shqiptarë. Është koha që të largohet vetë, përpara se të detyrojë edhe më shumë njerëz të ikin.

Vota e emigrantëve mund të ndikojë ndjeshëm në qarqe të mëdha si Tirana, Durrësi dhe Fieri, ndërsa në qarqet më të vogla efekti i saj do të jetë më i kufizuar.”/   S,M

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV