“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”, Ardit Bido i përgjigjet padisë së Fredi Belerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurodeputeti Fredi Beleri ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kandidatit të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, duke e kallëzuar këtë të fundit për shpifje. Sipas tij, Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë.

Reagimi i Ardit Bidos ka qenë i menjëhershëm dhe i vendosur. Në një deklaratë publike, ai thekson se e vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale dhe se drejtësia do të flasë vetë.

“Fredi Beleri kishte humbur rreth 1 vit e gjysmë nga Tirana dhe nuk ishte paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, as për padinë që i kam bërë unë, as për atë që më ka bërë ai mua. Tani që unë kandidoj për Partinë Socialiste në Qarkun Vlorë, vendosi të rikthehet për show-n e radhës”, shprehet Bido.

Ai thekson se procesi gjyqësor është i mirëpritur, pasi është i bindur se do të dalë fitues, duke i qëndruar fort bindjeve dhe deklaratave të tij.

“E vërteta është e tillë sepse është. Unë kam pasur qëndrimet e mia, kam qëndrimet e mia dhe do të kem gjithmonë qëndrime të lidhura me të vërtetën”, përfundon Bido.

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV