Clark: Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi do të jetë i pashmangshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, tha se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve do të jetë i pashmangshëm.

Ai foli në një diskutim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë për 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.

Gjenerali Clark inkurajoi Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia.

“Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”, citohet të ketë thënë Clark.

Ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës që të ndjekin qeverisjen e pastër, unitetin politik dhe të mbajnë një baraspeshë të fortë ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. /K.K

Të fundit

Nga bananet tek patatet, njihuni me ushqimet e shëndetshme që mbajnë trupin në formë

Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut. Mënyra se si stomaku...

Dyshimi, e Vërteta dhe Zhvillimi

Nga Spartak Ngjela Fatkeqësisht sot në Shqipëri ende nuk mund të flitet për ekzistencën e një shkence moderne dhe perëndimore. Dyshimi është natyrë njerëzore dhe është...

“E paimagjinueshme” – Princi Harry largohet nga organizata bamirëse që themeloi

Princi Harry ka dhënë dorëheqjen nga organizata bamirëse “Sentebale”, të cilën e themeloi në vitin 2006, pas një konflikti mes bordit dhe presidentes Dr....

Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të

Edi Rama është ndalur sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Ish-kryeministri viziton kampin e Gjadrit

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, viziton sot kampin e Gjadrit në Lezhë, pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë për...

Lajme të tjera

Web TV