“S’kam turp që kam qenë ministër i Berishës”/Alibeaj: Duhet të jetë mirënjohës ndaj meje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Enkelejd Alibeaj, kandidat nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Komentet Alibeaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ , ku tha se gjatë kohës që ka qenë ministër, por edhe gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive.

Ai tha gjithashtu se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij.

Kjo pasi sipas tij, ai ka performuar mirë gjatë kohës që ka qenë ministër dhe nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive. Ai shtoi se shumë herë e ka kundërshtuar Berishën gjatë kohës që ishte ministër, për çështje parimore.

“Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e Partisë Demokratike dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në atë pjesë që kam qenë ministër të kisha dalë me faqe të zezë, të isha përfolur për korrupsion, të isha përfolur si i paaftë. Të isha përfolur si një njeri që ishte vendosur aty dhe të ishte shndërruar në një skllav të politikës siç rëndom ndodh.

Nuk dua të bëj gjykim të vetes, nuk është e udhës, por në publik të paktën nuk është treguar. Unë nuk kam qenë ministër klient i kryeministrit. Kjo është kultura e vjetër, kultura puniste komuniste. Ajo është një privilegj dhe përgjegjësi. Unë mund të kem qenë ministër i qeverisë Berisha në atë kohë, por për ata që e mbajnë mend unë kam dalë kundër për shumë gjëra, për çështje parimore.

Lexo edhe :  "I hape derën djalit plangprishës"/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Kështu që jo vetëm nuk e kam për turp, por e kam për krenari. Ekziston mundësia që edhe të jesh në politikë, të jesh në rangjet e larta të ekzekutivit dhe të mos biesh në kurthet e mëdha të korrupsionit, ose të mungesës së identitetit dhe pozicionit tënd politik për gjëra që ty nuk të shkojnë. Unë nuk kam qenë vetëm ministër, por edhe deputet dhe kam bërë beteja shumë të forta, edhe brenda PD-së.

Berishës nuk i jam mirënjohës që më emëroi ministër, por duhet të jetë ai mirënjohës ndaj meje. Një kryeministër interesin e tij më të madh duhet ta ketë që ministrat të kenë performacë të mirë dhe të mos bien në praktika paaftësie dhe korrupsioni”, tha Alibeaj./e.t

Të fundit

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Lajme të tjera

Web TV