Zelensky: SHBA po dobëson sanksionet e saj kundër Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se marrëveshja e SHBA-ve për të lehtësuar eksportet bujqësore ruse është një dobësim i sanksioneve.

Sipas mediave të huaja, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën përpjekjet e gjera të sanksioneve kundër Rusisë nën Presidentin Joe Biden, duke përfshirë masat për të kufizuar të ardhurat e saj nga nafta dhe gazi, si një kufi prej 60 dollarësh për fuçi në eksportet ruse të naftës.

Burimet i kanë thënë Reuters se administrata Trump ka studiuar mënyrat se si mund të lehtësojë sanksionet nëse Moska pranon t’i japë fund luftës.

Sot, si pjesë e marrëveshjes së Detit të Zi, Shtëpia e Bardhë tha se “do të ndihmojë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave, uljen e kostove të sigurimit detar dhe rritjen e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla”.

Kremlini thotë se kjo varet nga heqja e sanksioneve ndaj organizatave financiare, anijeve dhe kompanive që prodhojnë dhe eksportojnë ushqime e plehra, shkruan A2 CNN.

Zelenskyy tha se nëse Rusia shkel marrëveshjen e armëpushimit të Detit të Zi, ai do t’i kërkojë Donald Trump sanksione të reja./k.k

Të fundit

Sot ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, të pranishëm krerët e shtetit

Këtë të shtunë (29 Mars), në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, do të zhvillohet  eremonia zyrtare e fronëzimit të...

Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

Ish-deputeti dhe sipërmarrësi Sami Gjergji pohon se aktualisht janë dy kategori kandidatësh, ata që hyjnë në politikë, me qëllimin për të dhënë dhe ata...

Fluturimi më i gjatë në botë nis në 2027, pasagjerët do shohin dy herë lindjen e diellit

Linja ajrore australiane Qantas Airways ka njoftuar se në vitin 2027 do të nisë fluturimin më të gjatë në botë, duke lidhur Londrën me...

FOTOLAJM/ Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke zbuluar edhe një model të pasaportës që,...

Filmi i ‘Borëbardhës’ po urrehet nga e gjithë bota, por përse?

Filmi i ri “Snow White,” që është një ripërpunim i filmit klasik të animuar të Disney-t, ka shkaktuar shumë reagime negative, duke përfshirë kritikën...

Lajme të tjera

Web TV