Vrasja e të moshuarit në Skrapar, policia arreston autorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë

Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës u janë shtuar 40 infermierë të rinj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...

Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa...

Rama bën për “ujë të ftohtë” Gledjan Llatjan: Bari në varreza po bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama nuk ka “kursyer” gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit, as të parin e qytetit të Elbasanit, Gledjan Llatjan. Teksa mori një për...

A tolerohej prostitucioni në Gjermaninë naziste?

Një pasqyrë historike mbi një kapitull të errët të sistemit të kampeve të përqendrimit Ndërsa ideologjia e Rajhut të Tretë predikonte moral të hekurt, “pastërti...

Punëtorë që meritojnë dyfishin e pagës, është e pabesueshme çfarë arrijnë në punë!

Në çdo profesion ka njerëz që thjesht bëjnë detyrën e tyre, por ka edhe të tillë që shkojnë shumë përtej saj. Janë ata që nuk...

Lajme të tjera

Web TV