BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë nga plani i rritjes për rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe shqiptarët duhet fillimisht të integrohen ekonomikisht. Në këtë drejtim, është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor që pritet t’i japë “një dorë” vendit. Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” këstit të parë prej 64.5 milionë eurosh për Shqipërinë, nga të cilat 30 milionë janë kredi dhe 34.5 milionë grante.

“Kështu që, besoj se kjo është një tjetër anë, shumë e qartë e faktit që ne jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar edhe nga negociatat, për t’u anëtarësuar në BE”, tha Rama.

Shqipëria do mund të përfitojë deri në 1 miliardë euro grante dhe kredi për të financuar projekte nga i ashtuquajturi “Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor”.

“Plani i Rritjes e ndihmon Shqipërinë për të arritur këtë qëllim dhe për ta afruar ekonominë shqiptare me atë të Bashkimit Evropian përpara se Shqipëria të bëhet anëtare. Ne po e mbështesim Shqipërinë që të konsolidojë shtetin e saj të së drejtës, të zhvillojë infrastrukturën, ekonominë e saj të gjelbër, kapitalin njerëzor dhe biznesin e saj privat”, Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Tiranë.

Por në këmbim, Shqipëria duhet të vijojë reformat. Nga klima e biznesit, te kapitali njerëzor, energjia bashkë me tranzicionin digjital e me në thelb shtetin e së drejtës… janë këto pesë drejtimet në të cilat planifikohet të shtrihen reformat në tre vitet e ardhshme.

“Ne e kuptojmë plotësisht madhësinë e kësaj mundësie historike, si dhe angazhimet e ardhshme, dhe jemi energjikisht të motivuar dhe të përgatitur për të vazhduar reformimin dhe përmbushjen e zellshme të kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”, u shpreh Majlinda Dhuka, ministre shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE.

Lexo edhe :  “Voto numrin 5 në 11 maj”/ Rama: Të ndezim yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës

Bazuar në dokumentin e “komisionit”, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë në dispozicion 6 miliardë euro, 2 prej të cilave grante dhe 4 kredi. Bashkimi Europian vlerëson se me vënien në dispozicion të këtyre parave, vendet e rajonit mund të rrisin ekonomitë e tyre me deri në 10 për qind, duke thithur edhe më shumë investime të huaja./e.t

Të fundit

Ngrihen dyshime të forta/ Çfarë po ndodh mes Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vulës?

Ledri Vula në lidhje me Xhensila Myrtezaj? Reperi, Ledri Vula, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend (Video)

Greqia ka qenë në mëshirën e motit të keq që nga pasditja e ditës së sotme, pasi stuhitë e forta kanë përfshirë shumë ishuj, duke shkaktuar...

Si po mbrohen bizneset shqiptare duke punësuar dedektivë

Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në rritje për të mbrojtur asetet, informacionin dhe reputacionin e...

Bashkëpunimi PD-LaCivita, Ngjela: Mashtrime! Sa kohë është non grata nuk vjen në pushtet

Avokati Spartak Ngjela ironizoi sot kryetarin e Partisë Demorkatike Sali Berisha, në lidhje me rikthimin e konsulentit elektoral të fushatës Chris LaCivita, duke theksuar...

Guximi u shpërblye/ Meloni e lumtur me ndihmën e BE për qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Plani i ri i Giorgia Melonit për qendrat e emigrantëve në Shqipëri është pritur mirë në Bruksel, ku Komisioni i ka dhënë jë dritë...

Lajme të tjera

Web TV