Nata e Kadrit, hoxha i xhamisë së Selitës shpjegon rregullat e lutjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbetur vetëm tre ditë agjërim dhe 3 ditë nga muaji i madh i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë, veç sakrificës, kanë tentuar të shtojnë lutjet dhe faljet drejt krijuesit për të përfituar nga ky muaj i madh.

Në 10 ditëshin e fundit të këtij muaji ndodhet dhe nata e Kadrit, një natë në të cilën çdo adhurim merr të shumfishuar shpërblimin, megjithatë ajo asnjëherë nuk dihet me saktësi, por dijetarët, në bazë të disa përllogaritjeve, përzgjedhin çdo muaj Ramazan një natë të ashtuquajtur teke.

“Të gjithë njerëzit që kanë agjëruar sot, pas çeljes së iftarit do të fillojnë lutjet dhe do të shkojnë në xhami apo do të bëjnë duatë e tyre për të shpresuar që të jetë nata e madhe e Kadrit, sepse quhet nata e Kadrit, jo dita e Kadrit”, shprehet Ahmed Numanja, hoxha i Xhamisë së Selitës.

Hoxha i Xhamisë së Selitës, ashtu si çdo vit, organizon iftarin tradicional me sportistët, duke iu folur dhe këshilluar rreth fesë dhe sjelljeve dhe duke shkëmbyer me ta mendime që kryesisht lidhen me këtë muaj të madh të Ramazanit./k.k

 

Të fundit

E vendosin përkrah Mesit, Uzuni zgjidhet në ekipin e javës në MLS pas golit të parë

Myrto Uzuni ka hapur llogarinë e golave të tij në SHBA duke ndihmuar Austin të fitonte 1-0 ndaj St....

Meta probleme me ligjin, shkrimtarët padisin kompaninë e Zuckerberg

Një grup shkrimtarësh amerikanë ka paditur kompaninë Meta për shkelje të ligjit të të drejtave të autorit. Padia është ngritur për përdorimin e asaj që...

Thirrja e ekspertëve: Fëmijët nën 3 vjeç të mos lejohen asnjë sekondë pranë ekraneve

Fëmijët nën tre vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, kurse ata deri në gjashtë vjeç mund të kenë akses në ekrane, por në...

1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj

Në të gjithë botën sot festohet 1 Prilli Dita e Gënjeshtrave. Festimi i saj ndryshon shumë midis kulturave, por në fund kanë një të...

Kina nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, e quan presidentin e saj një ‘parazit’

Kina ka nisur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit duke akuzuar presidentin Lai Ching-Te si "separatist" dhe "parazit" që po e shtynte...

Lajme të tjera

Web TV