Partnerja 26-vjeçare e Leonardo DiCaprios zbulon më shumë rreth marrëdhënies së tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja italiane, Vittoria Ceretti, 26 vjeçe, është shprehur për herë të parë për lidhjen e saj me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, gjatë një interviste për “Vogue France”, ku shfaqet topless në një set fotografik elegant.

Ajo ka zbuluar se ata u takuan për herë të parë në Milano, por preferon të mos japë shumë detaje për fillimin e romancës së tyre, e cila ka nisur në verën e vitit 2023. Ceretti, e cila është një fanse e filmit “Titanic”, ka theksuar se lidhja e saj me DiCaprion është e bazuar në besim dhe se nuk ka vend për xhelozi.

Gjithashtu, modelja ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me nënën e aktorit, Irmelin Indenbirken, me të cilën ka ndarë kujtime nga fëmijëria e saj.
Ajo ka shtuar se, ndryshe nga shumë vajza, nuk luante me Barbie, por kalonte orë të tëra duke luajtur me makinat e vëllait të saj dhe duke shkruar ditarë.

Megjithatë, lidhja e tyre ka qenë subjekt i spekulimeve, sidomos pas paraqitjes së DiCaprios në ngjarje me këngëtaren Teyana Taylor, përfshirë një festë para ‘Oscars’.  Pavarësisht thashethemeve, aktori dhe Ceretti janë parë sërish bashkë në Los Angeles, duke konfirmuar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë./k.k

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV