Dikush bëri një gabim të madh”, Rubio reagon pas gafës së Uashingtonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha sot se dikush kishte bërë një “gabim të madh” duke shtuar një gazetar, kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg, në bisedën e Signal rreth planeve të sulmit në Jemen.

Rubio pretendoi se biseda ishte krijuar për të koordinuar komunikimet. I pyetur nëse informacioni ishte i klasifikuar, ai iu drejtua Pentagonit, duke vënë në dukje se tha se nuk ishte. Ai deklaroi se Pentagoni ishte “në krye të operacionit aktual”.

“Unë mendoj se do të ketë reforma dhe ndryshime, kështu që kjo të mos ndodhë më kurrë. Nuk mundet të ndodhë më”, tha ai në një konferencë për shtyp në Xhamajkë.

“Unë jam siguruar nga Pentagoni dhe të gjithë të përfshirët se asnjë nga informacionet, në asnjë moment nuk kërcënuan operacionin ose jetën e ushtarakëve tanë”, shtoi Rubio.

Sa i përket rolit të tij në bisedë, Rubio vuri në dukje se ai identifikoi pikën e tij të kontaktit, shefin e tij të shtabit dhe më vonë përgëzoi ekipin pasi u njoftua zyrtarisht sulmi ndaj objektivave Houthi në Jemen.

“Natyrisht që dikush bëri një gabim. Dikush bëri një gabim të madh dhe shtoi një gazetar. Nuk kam asgjë kundër gazetarëve, por ju nuk duhet të jeni në këtë çështje”, tha sekretari i DASH, i cili është dhe ish-deputet i lartë në Komitetin e Senatit për Inteligjencën./k.k

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV