Lajm i trishtë për fansat, ndërron jetë shkrimtarja e “The Vampire Diaries”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

L.J. Smith, shkrimtarja e njohur, romanet e së cilës u kthyen në serialin hit “The Vampire Diaries” ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rrallë.

Sipas familjes së saj, 66-vjeçarja dha frymën e fundit në spital ku trajtohej për një sëmundje autoimunitare prej së cilës vuante prej një dekade.

Smith shkroi mbi 20 libra dhe tre prej tyre janë të përfunduar, por të papublikuar ende.

Në vitin 1991, ajo shkroi tri pjesët e para të “The Vampire  Diaries”, një trekëndësh dashurie mes një gjimnazisteje të quajtur Elena Gilbert dhe dy vëllezërve vampirë, Stefan dhe Damon Salvatore.

Libri shënoi rekord shitjesh dhe asaj iu kërkua të shkruante një trilogji të zgjeruar për Alloy Entertainment.

Në vitin 2009, librat u përshtatën në një serial dramatik me 8 sezone që u transmetua në CW Network. Seriali trajtonte tema si dashuria dhe morali, por u kthye në një prodhim shumë të dashur për të rinjtë.

Në vitin 2014, seria e librave kishte shitur mbi 5 milionë kopje, sipas New York Times.

Smith ka thënë se e kuptoi që donte të ishte shkrimtare gjatë periudhës midis kopshtit dhe klasës së parë pasi një mësuese e lavdëroi për poezinë që kishte shkruar.

Në vitin 2015, ajo thuajse vdiq nga inflamacioni i enëve të gjakut. Shkrimtarja u shtrua për dy muaj në spital dhe për shumë javë, qëndroi e lidhur pas pajisjeve mjekësore duke pësuar dëmtime të rënda në veshka, zemër, mëlçi dhe tëmth./K.K

Të fundit

Kur vijnë Plakat e Prillit?/Meteorologu: Pas tyre do të ketë ‘shpërthim’ të temperaturave

Java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve. Në zonat e thella malore,...

Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në aksident

Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve,...

“Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer”/ Çfarë po e shqetëson Ori Nebiajn

Deputetja e Partisë Demokratike Ori Nebijaj e cila u tërhoq nga gara e 11 Majit pasi mësoi se ishte caktuar në listën e hapur...

Ndryshon vlera e “Kartonit Jeshil” për të shkuar në Maqedoninë e Veriut/Ja sa do kushtojë

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton...

Fushatë/Berisha “fryn” portofolin e shqiptarëve: Do rrisë pagat dhe ul çmimin e naftës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar heqjen e taksës mbi karburantin dhe vendosjen e një çmimi referencë në pikat e shitjes. Po ashtu...

Lajme të tjera

Web TV