Apeli i GJKKO-së lë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apeli i GJKKO-së ka lënë sot në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën. Ata akuzohen për rastin e dhunimit së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus.

Gjykata i ka dënuar Troshanin dhe Sakicën për veprat penale ““Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Ata dyshohen për konflikt me sende të forta me shtetasin V.Bruçi, pas një sherri për parkimin.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftonte policia.

Sakica dhe Troshani janë po ashtu të dyshuar për përfshirjen e tyre në atentatin që ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër – Koplik’, ku u qëllua me breshëri automatiku drejt automjetit të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Sakica dhe Troshani janë shoqëruar pranë autoriteteve në prani të avokatit mbrojtës, Sokol Tahiraj./K.K

Lexo edhe :  Koço Kokëdhima shfaqet në Fier si huligan

Të fundit

Kur vijnë Plakat e Prillit?/Meteorologu: Pas tyre do të ketë ‘shpërthim’ të temperaturave

Java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve. Në zonat e thella malore,...

Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në aksident

Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve,...

“Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer”/ Çfarë po e shqetëson Ori Nebiajn

Deputetja e Partisë Demokratike Ori Nebijaj e cila u tërhoq nga gara e 11 Majit pasi mësoi se ishte caktuar në listën e hapur...

Ndryshon vlera e “Kartonit Jeshil” për të shkuar në Maqedoninë e Veriut/Ja sa do kushtojë

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton...

Fushatë/Berisha “fryn” portofolin e shqiptarëve: Do rrisë pagat dhe ul çmimin e naftës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar heqjen e taksës mbi karburantin dhe vendosjen e një çmimi referencë në pikat e shitjes. Po ashtu...

Lajme të tjera

Web TV