A duhet ‘ndalur’ ora?/ Të dielën akrepat 60 minuta para, ekspertja: Ndryshimi prek…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën e 30 marsit, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta përpara, dhe në orën 2 të mëngjesit, ata do të tregojnë orën 3. Kjo do të thotë më pak gjumë për ne, por një ditë më të gjatë. Por sa ndikon kjo praktikë në shëndetin e njerëzve?

Sipas psikiatres Arjana Reli, ky ndryshim nuk është gjithmonë i lehtë për t’u përballuar, veçanërisht për ata që e kanë të vështirë përshtatjen me ritmet e reja.

“Ndryshimi i orës bëhet edhe në periudhë pranvere, që vetë pranvera nuk është një stinë që nuk ndikon pozitivisht. Çdo ndryshim në ciklin e gjumit shoqërohet me çrregullim të përqendrimit, më një nervozitet pak më të shtuar, me luhatje emocionale më të shprehura”, shprehet psikiatja Arjana Rreli.

Personat që vuajnë nga ankthi mund ta përjetojnë edhe më keq këtë tranzicion.

“Një person që sa ka filluar trajtimin e gjendjes së ankthi, kjo gjë i ndikon më tepër sepse është në hapat e para të një përmirësimit të gjendjes ku është përfshirje edhe ndryshimi i gjumit”, – thotë Rreli.

Në aspektin shëndetësor, Rreli thotë se ndryshimi i orës do të ishte mirë të mos praktikohej.

“Përsa i përket impaktit në shëndet, do te ishte më mirë që mos të kishte ndryshime”, thekson mjekja.

Ndryshimi i orës u zbatua për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u bë praktikë e rregullt në vitin 1972 me qëllim kursimin e energjisë. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur diskutime për shfuqizimin e tij. Që nga viti 2021, Këshilli i BE-së i ka kërkuar Komisionit Europian një vlerësim të detajuar mbi ndikimet e këtij ndryshimi, por vendimmarrja ka mbetur pezull.

Nga ana tjetër, disa vende si Turqia, Rusia dhe Bjellorusia kanë zgjedhur të mos e zbatojnë ndryshimin e orës, duke e ruajtur të njëjtin orar gjatë gjithë vitit./   S,M

Të fundit

Ikja masive, gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së

Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua...

Paralajmërimet e Trump për tarifa të reja, tronditen tregjet!

Tregjet globale të aksioneve në mbarë botën kanë rënë dukshëm të hënën, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se tarifat e reja...

‘Salmonela është e rrezikshme për jetën’/ Shehu: Siguria ushqimore është shkatërruar

Deputeti i PD dhe kandidat për Gjirokastrën, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin për mungesën e sigurisë ushqimore në vend, duke fajësuar korrupsionin dhe mungesën e...

Paralajmërimi i Alfred Cakos: Sali Berisha po përgatit dorëheqjen nga kreu i PD-së

Teksa politika shqiptare dhe ndërkombëtare po tronditet nga zhvillime të papritura, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako sjell një analizë ndryshe mbi prapaskenat...

Meta fushatë nga qelia e burgut/Ja programi i “Partisë së Lirisë”: Do hiqen taksat për…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vazhdon fushatën nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar. Meta thotë se me 11 Maj,...

Lajme të tjera

Web TV