“Fitime përherë”, Rama thumbon bankat: Kur s’iu ecën punët, barrën e hedhin te klientë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në partneritet me Mastercard Europe, sot çelet Programi për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, që sipas qeverisë është një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka kursyer as thumbat, ku është shprehur se dita të mira po vijnë për tregun dhe bankat.

Duke u ndalur te këto të fundit, kryeministri tha se bankat kanë gjithnjë ditë të mira se janë i vetmi biznes në planet që kur nuk iu ecën ua rrasin klientëve, gjë që sipas Ramës qeveria nuk e bën dot kurrë këtë punë.

“Unë besoj se sot është një ditë shumë e mirë për ne, për tregun, për bankat. Bankat kanë gjithmonë ditë të mira  këtu në Shqipëri. Janë i vetmi lloj biznesi në planet që kur nuk i ecën mirë ua rrasin klientëve, qeveria nuk e bën dot kurrë këtë punë. Është një ditë e mirë për mastercardin edhe pse është një elefant i madh por në tregun tonë të vogël ne kemi konsumatorë agresivë”, tha Rama./   S,M

Të fundit

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Dita e mërkurë (02 prill) parashikohet me mot të paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi...

Shoqëria shqiptare do ta fundosë apatinë e qeverisë Rama!

Nga Spartak Ngjela Këta armiq antishqiptarë e dinë prej shekujsh që shqiptarët, me intelektin e tyre, të mposhtin, nese ti nuk i ke blerë ose...

16 vite në NATO/ Basha: Besoni te Shqipëria, vendi ynë meriton më shumë

Në 16 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulazim Basha, ka risjell në vëmendje një intervistë ku tregon...

Gonxhja: Mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e pranverës gjatë muajit mars

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me Bonusin e Pranverës. Në një postim në rrjetet...

Rreziku nga inteligjenca artificiale, ekspertët: Do të rris papunësinë

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithmonë e më e pranishme në jetën njerëzore. Avancimi i saj shihet edhe si një rrezik për rritjen e papunësisë...

Lajme të tjera

Web TV