Greqia rrit pagat e ushtarakëve nga 13-20%, ja si do të funksionojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në një konferencë shtypi rritjen horizontale të pagave të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të vendit nga 13% deri në 20%, që do të jepen në tre këste: në 1 prill, 1 korrik dhe 1 tetor.

“Është një reformë në paga që do të zbatohet nga 1 prilli 2025 dhe do të përfundojë në 1 tetor 2025. Kjo është faza e parë e saj. Oficerët e Forcave të Armatosura do të kenë brenda muajve të ardhshëm rritje të pagave mujore nga 13% në 20% e më shumë”, shprehet Nikos Dendias ministër i Mbrojtjes .

Sipas Dendias këto rritje pagash financohen kryesisht nga kursimet e bëra nga vetë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në kuadër të racionalizimit të strukturës së re të Forcave të Armatosura bazuar në të ashtuquajturën “Axhenda 2030” , që parashikon mbylljen e shumë reparteve ushtarake , përqendrimin e forcave në disa të tjera, modernizimin e armatimeve avionëve, anijeve , raketave etj në një program kolosal me vlerë 10 miliard euro .

“Rritjet do të varen nga grada, pozicioni i përgjegjësisë, ushtrimi i menaxhmentit dhe kategoria. Përforcimi total i pagave dhe shtesave bazë të drejtuesve të Forcave të Armatosura do të arrijë në 268 milionë euro”, shton ai.

Duke folur për doktrinën e re të Forcave të Armatosura, Dendias ka thënë se në axhendën e  vitit 2030 përfshihet edhe strehimi për çdo ushtarak  dhe familjen e tij që zhvendoset në periferi të Greqisë ku do ndërtohen brenda katër viteve 4000 shtëpi për ta. Ai ka ripërsëritur deklaratat e kryeministrit Mitsotakis sipas të cilit rritja e pagave për Forca e Armatosura janë shenja minimale e njohjes së rolit që kanë luajtur ato dhe kontributit të tyre në garantimin e sigurisë së çdo qytetari të vendit./k.k

Lexo edhe :  “Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Të fundit

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur...

Liqeni i Treganit rrezikon të shterojë, fermerët paralajmërojnë krizë uji në Elbasan

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz për gjendjen e liqenit të Treganit, në zonën e Llixhave të Elbasanit. Sipas saj, diga që kontrollon rrjedhjen...

“Institucion fondamental”/ BE, apel politikës shqiptare: Të ndalen presionet ndaj SPAK

Ambasadori i bashkimin Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato deklaroi këtë të martë se SPAK është një institucion fondamental. Nga ana tjetër ai i...

Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

Puthje, shtrëngime të forta duarsh dhe më pas dyert e Shtëpisë së Bardhë u hapën në dy kapakë. Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, u prit...

Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë masivin pyjor pranë Liqenit të Luleve

Një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore...

Lajme të tjera

Web TV