Fluturimi më i gjatë në botë nis në 2027, pasagjerët do shohin dy herë lindjen e diellit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Linja ajrore australiane Qantas Airways ka njoftuar se në vitin 2027 do të nisë fluturimin më të gjatë në botë, duke lidhur Londrën me Sidnein pa ndalesë.

Ky projekt ambicioz, i njohur si “Projekti Agimi”, synon të shkurtojë me rreth 4 orë kohëzgjatjen e udhëtimit, duke përshkuar 16,000 kilometra për 19 orë rresht.

Aktualisht, rekordi i përket Singapore Airlines me fluturimin Singapor-Nju Jork, që zgjat 18 orë.

Qantas do të realizojë këtë itinerar me avionët Airbus A350-1000, të cilët pritet të dorëzohen në fund të vitit 2026.

Fillimisht, projekti ishte planifikuar për vitin 2025, por u shty për shkak të pandemisë dhe sfidave teknike.

Emri “Projekti Agimi” nuk është i rastësishëm: pasagjerët do të përjetojnë një fenomen unik gjatë këtij fluturimi – ata do të kenë mundësinë të shohin lindjen e diellit dy herë./  S,M

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Lajme të tjera

Web TV