Parametra ekonomike europiane/ Rama: Papunësia do ulet në nivelin 6 për qind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste ka prezantuar shtyllat kryesore  ku do bazohet rritja ekonomike në katër vitet e ardhshme. Në programin e socialistëve në fokus mbetet rritja e pagave e cila  shoqërohet edhe me një plan për uljen e papunësisë deri në 6% nga 8.8%që është aktualisht. paga mesatare pritet të arrijë në 1200 euro në mandatin e katrët ndërsa ajo minimale e cila do të hyjë në fuqi që prej janarit 500 euro.

“Ne e kemi reduktuar me 40% shkallën e papunësisë dhe nga 17.5%, që ishte në vitin 2014, në më poshtë se 9%. Pra, kemi arritur objektivin që papunësinë ta ulim në një shifrore dhe sot është 8.8 për të qenë të saktë. Shqipëria 2030 do ta ketë në normën e Bashkimit Europian mesatar në Bashkimin Europian 6%.”

Por në vëmndje të soccialistëve është edhe rritja e pensionit mesatar në vend..Parashikohet  që në 2030 në Shqiperi pensioni minimal do të jetë 200 euro , gati 2-fish i  atij që është sot prej 100 euro dhe ai mesatar 400 euro.Ndërsa njohja e pensioneve me Greqinë është një objektivi i radhës.

”Prandaj ambicia jonë është që në Shqipëri, në 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota. Ndërkohë që, pensioni minimal për të gjithë të tjerët, ne do të synojmë që të shkojë në 200 euro, pra pavarësisht të gjitha të tjerave.”

Shqipëria aktualisht ka ulur ndjeshëm nivelin e borxhit publik nga rreth  80% që ishte në 2013 në 55 %.

“Sot, borxhi publik është ulur nën 60 dhe është 55%  sot borxhi publik.

Pra, sot në një borxh 55%, jemi në parametrat e një shteti normal dhe serioz në administrimin e financave të veta”

Biznesi I vogël ndërkohë do të jetë pa taksa edhe në mandatin e katërt ndërsa lehtësi premton edhe për biznesin e madh.

Lexo edhe :  “Sot e ka ditën e tij”, Berisha për Ramën: Problemi është se çdo ditë e ka 1 prill

“Deri në 2029, Shqipëria do të vazhdojë të jetë, jo vetëm i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon, por dhe vendi me nivelin më të ulët absolut të taksave në rajon për të punësuarit, ku 93%  e të gjithë atyre që marrin një pagë në Republikën e Shqipërisë paguajnë më pak se 10% nga pagat.

do t’i propozojmë biznesit të madh, qysh në qershor një marrëveshje paqeje të negociuar fiskale për një periudhë 3 vjeçare, ku 15 % i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%. “

Deri në 2030 Shqipëria synon që të presë rreth 20 milionë turistë çka do të ndikoj në rritjen e të ardhurave për vendin

’Viti ka nisur janar-shkurt, 20 % më shumë vizitorë sesa janar-shkurti i vitit të kaluar. Mund të shkojmë në 20 milionë pa asnjë frikë në 2030.”

Një tjetër objektiv për Shqipërinë 2030 mbeten edhe investimet e shumta në infrastrukturë  ndërsa në maj pritet që aeroporti I vlorës të realizoj fluturimin e parë

”Në 8 maj, shpresojmë do të bëjmë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të Vlorës, ku terminali do të kërkojë edhe ca kohë për shkak të vonesave me furnizimet materiale.”

Shqipëria synon të kthehet në një eksportues Neto të energjisë elektrike deri në 2030 si dhe të arrijë eksporte bujqësore në vlerën e 1 mld eurove.Vlerësimet për rritjen ekonomike janë për rreth 4% përgjatë katër viteve të ardhshme./e.t

Të fundit

Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike

Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal...

Rama për Durana Tech Park:5 mijë vende pune,talentet e teknologjisë duhet t’i mbajmë afër

Mbahet sot eventi për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së...

Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar "theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet...

Rrugëtimi i një Diplomati: Një Jetë mes Urave dhe Kufijve

  Nga Arben Cici   Vjen një moment në jetë kur njeriu duhet të zgjedhë një rrugë, një shteg që do të përcaktojë ditët e tij, ëndrrat...

Misioni i OSBE-ODIHR nis punën, 300 vëzhgues/Monitorojnë edhe fushatën në rrjetet sociale

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një konferencë për mediat tha se...

Lajme të tjera

Web TV