Rama i rikthehet turit të diasporës/ Takohet sot me shqiptarët në Kretë, nesër në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama i rikthehet turit të diasporës. Pasditen e kësaj të shtune, ai do të mbajë një takim me emigrantët në Kretë. Takimi nis në orën 18:00 në stadiumin “Kladiddos”.

Të dielën, më 30 Mars, kryesocialisti do të jetë në Athinë ndërsa më 13 Prill do të jetë në Milano, ku edhe do të përmbyllë turin e diasporës. Ky do jetë takimi i tretë që kryeministri bën me diasporën shqiptare në shtetin fqinj.

Turin me diasporën, kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano.

Në 26 tetor 2024, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në New York. Në 3 nëntor, Rama u takua me shqiptarët në Selanik, ndërsa në 24 nëntor me shqiptarët në Londër./e.t

Të fundit

Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike

Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal...

Rama për Durana Tech Park:5 mijë vende pune,talentet e teknologjisë duhet t’i mbajmë afër

Mbahet sot eventi për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së...

Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar "theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet...

Rrugëtimi i një Diplomati: Një Jetë mes Urave dhe Kufijve

  Nga Arben Cici   Vjen një moment në jetë kur njeriu duhet të zgjedhë një rrugë, një shteg që do të përcaktojë ditët e tij, ëndrrat...

Misioni i OSBE-ODIHR nis punën, 300 vëzhgues/Monitorojnë edhe fushatën në rrjetet sociale

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një konferencë për mediat tha se...

Lajme të tjera

Web TV