Gjykata e New York pezullon mbylljen e Zërit të Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara ka ndalur përpjekjet e administratës Trump për të mbyllur transmetuesin ndërkombëtar amerikan, Zëri i Amerikës.

Në vendimin e tij, gjyqtari Xhejms Pol Otken e quajti lëvizjen e presidentit “një rast klasik të vendimmarrjes arbitrare dhe kapriçoze”.

Gjithashtu zyrtari bllokoi veprimin e Agjencisë Amerikane për Median Globale, që kontrollon Zërin e Amerikës, për të pushuar nga puna 1.200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit, në kuadër të urdhrit të Trump për ndërprerjen e fondeve.

Otken dha një urdhër të përkohshëm që ndalon agjencinë nga çdo përpjekje e mëtejshme për t’i dhënë fund, për të reduktuar fuqinë punëtore, për të mbyllur zyrat dhe për të rikthyer në Shtetet e Bashkuara punonjësit që veprojnë jashtë vendit.

 

 

Urdhri ndalon gjithashtu Agjencinë për Median Globale që të ndërpresë fondet për transmetuesit e tjerë, përfshirë Radion Evropa e Lirë, Radion Azia e Lirë dhe Radion Afganistani i Lirë.

Vetë institucioni njoftoi të enjten se rifillimin e lëvrimit të fondeve për Radion Evropa e Lirë, pasi një gjyqtar në Uashington DC e urdhëroi ta bënte.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten në distriktin e Manhatanit, Otken fajësoi administratën Trump se ka vendosur t’i vërë çekanin një agjencie statusi i të cilës është i autorizuar dhe i financuar nga Kongresi./E.T

Të fundit

Dosja ‘Buka’, GJKKO vendos zgjatjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben...

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë...

Akuzohet se u përfshi në vrasjen e Fatbardh Licit, e dashura e Safet Bajrit lihet në burg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim...

Qytetarët gjejnë portofolin me para dhe karta, e dorëzojnë në polici

Qyetarët kanë gjetur sot në qytetin e Vlorës  një portofol portofol i zi me mbishkrimin “Karl Lagerfeld”. Përmes një njoftimi Policia bën thirrje se personit...

“SPAK më kapi në aeroport” – Xhovana Nikolli: Më thanë se do të të vrasë motra në Spanjë

Xhovana Nikolli, e cila u bë e njohur për publikun, gjatë vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një sasie tritol, në një banesë...

Lajme të tjera

Web TV