Rama bën premtimin e madh për shqiptarët e Kretës: Do jetë gati për një vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin me bashkatdhetarët në Kretë të Greqisë, kryeministri Rama premtoi se brenda një viti në këtë ishull të Greqisë do të hapet dhe një konsullatë e Shqipërisë që do t’i ndihmojnë qytetarët për të zgjidhur problemet e tyre.

Kreu i qeverisë iu kërkoi të pranishmëve votën në 11 maj për të bërë të mundur sipas tij anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Kreta është një ishull kokëfortësia. Njerëzit më kokëfortë të këtij vendi kanë dalë në Kretë. Dhe ju jeni shqiptarët më kokëfortë që keni ardhur dhe triumfuar këtu. Unë dua t’iu them se si sot një vit këtu do të ketë hapur dyert konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç vlonjatët apo shkodranët që iu thonë shkoni në Tiranë. Ne do t’ua sjellim shtetin shqiptar në Kretë. Me votën e 11 majit do të hapim procesin e negociatave. Është për herë të parë fati që i buzëqesh Shqipërisë. Tanimë e kemi bërë Evropën që të na respektojë dhe dëshiron të na bëjë pjesë të vetën”, tha Rama./e.t

Të fundit

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e...

Akuzohet se u përfshi në vrasjen e Fatbardh Licit, e dashura e Safet Bajrit lihet në burg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim...

Qytetarët gjejnë portofolin me para dhe karta, e dorëzojnë në polici

Qyetarët kanë gjetur sot në qytetin e Vlorës  një portofol portofol i zi me mbishkrimin “Karl Lagerfeld”. Përmes një njoftimi Policia bën thirrje se personit...

“SPAK më kapi në aeroport” – Xhovana Nikolli: Më thanë se do të të vrasë motra në Spanjë

Xhovana Nikolli, e cila u bë e njohur për publikun, gjatë vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një sasie tritol, në një banesë...

Basha nuk i ndahet Ramës: Pse s’kthe përgjigje për amerikanët që janë kthyer në SPAK mo?

Lulzim Basha, ka publikuar një video në facebook, ku i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke e pyetur se pse nuk u kthen përgjigje qytetarëve...

Lajme të tjera

Web TV