Fitër Bajrami/ Berisha uron besimtarët: Vitin tjetër festofshim me shpresë të kthyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 12 nga kandidati i Opozitës për Qarkun Tiranë, Ethem Aga.

Gjatë fjalës së tij Berisha shprehu nderimin më të madh për të gjithë ata që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit, duke e cilësuar këtë sakrificë si një veprim që lartëson moralin dhe afron njeriun më shumë me Zotin.

“Së pari, unë dua të përulem me nderimin më të madh para të gjithëve ju këtu, para të gjithë atyre shqiptarëve, burra e gra, djem e vajza që agjëruan muajin e madhërueshëm të Ramazanit në një sakrificë që fisnikëron dhe lartëson moralin dhe shpirtin e njeriut. Në një sakrificë që afron njeriun më shumë me Zotin.

Me këtë rast, duke falëndëruar më mirënjohje familjen Aga për këtë iftar, uroj nga zemra që sakrifica juaj, sakrifica e mbarë shqiptarëve të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe të shndërrohet në të mira, të shndërrohet në guxim, të shndërrohet në mirë për secilin prej jush dhe për çdo shqiptar”, tha ai.

 

 

Kryetari i PD, i uroi shqiptarëve fat e mbarësi dhe shprehu dëshirën që vitin e ardhshëm të festojnë me besim më të madh tek Zoti dhe tek Shqipëria më shpresën për një të ardhme më të mirë

“Le të urojmë ne sonte këtë natë të bekuar, natë Bajrami. Shqiptarëve kudo që janë me fat dhe gëzime natën e Bajramit dhe Bajramin. Le të urojmë që vitin që vjen t’i festojmë siç na do zemra, siç e meritojmë. T’i festojmë me besim më të madh te Zoti, t’i festojmë me besim më të madh tek Shqipëria, t’i festojmë me shpresë të kthyer edhe njëherë për një të ardhme që meritojmë.
Dhe njëherë, gëzuar këtë natë të bekuar dhe urimet më të përzemërta për Bajramin”,. U shpreh ai./e.t

Të fundit

Shtohet frika e luftës në Evropë, ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet me 200 %

Pushtimi i plotë rus në Ukrainë dhe rritja e tensioneve gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje të interesit “për mbijetesën”...

“Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur”, Kallas: Po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për...

Foto/ Mbylli turneun e saj në Australi, Dua Lipa kalon ditët e fundit atje në plazh

Dua Lipa përfundoi turneun e saj Radical Optimism të shtunën mbrëma me shfaqjen e fundit në Sydney. Të dielën, ajo festoi me miqtë në...

Ky është i riu filipinas që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë,...

Shkatërrohet grupi kriminal në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

Fushë Krujë/ Finalizohet operacioni “Formacioni” goditet një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje. Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të...

Lajme të tjera

Web TV