Fushata kthehet në tallje/ Pas ‘dashurisë’ me Lulin, Rama u futet filmave vizatimorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse fushata duhet të jetë e fokusuar te programet elektorale dhe ajo që do të sjellin ndryshe forcat politike, ashtu si çdo vitm, kryeministri Edi Rama e kanalizon në një lojë tallje, përçmimi dhe sulmi ndaj kundërshtarit.

Pas shout me Bashën, Rama sot ka publikuar një video të animuar duke ironizuar Berishën, Lapajn dhe Bashën.

MIRËMËNGJES, dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shprehet ai.

Dialogu në videon e animuar

Berisha: Jemi këtu për t’i bindur të gjithë se unë jam ai që mund ta drejtojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Lapaj: Në rregull, po pse dukesh si ai gogol? Je maskuar?

Berisha: Përkundrazi, e hoqa maskën?

Lapaj: Habi e madhe, po çdo bëjmë tani?

Berisha: Dalim në skenë, vetëm të shpresojmë që… oh jo, paska hyrë përpara ky mafiozi…!

Rama: Vlerat e Shqipërisë janë vlerat e Bashkimit Europian dhe jam krenar që puna që kemi bërë së bashku po e sjell vendin tonë të dashur në këtë familje! (duke folur nga podiumi)

Lapaj: Duhet ta ndalim! Jepi! Shpërthe me ç’të vjen në gojë!

Berisha: Yhyhyhy…!

Nga salla: Kush e lejoi atë zog kënete aty?!

Lapaj: Nuk është zog kënete, është Sali Berisha!

Basha: Ahahaha… jam gjallë, menduar se më kishte ndodhur diçka, por jo, jam gjallë dhe tani është radha imë për të…

Berisha: Në fakt, unë e zura mat, por BE-ja është e shitur…!

Lexo edhe :  Manastirliu: Kredi me zero interes për 90 mësues, afati i aplikimit deri më 9 prill

Lapaj: Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin…!

S,M

Të fundit

‘Ndalimi i TikTok, i domosdoshëm’/ Rama: Përdorimi me VPN, rrezik për të dhënat

Gjatë një takimi në shkollën “Besnik Sykja”, kryeministri Edi Rama deklaroi se ndalimi i TikTok në Shqipëri ishte një...

“Ke ardhur për t’u tallur”/ Sako e ashpër ndaj Berishës: Të fiket llamba duke folur!

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha gjatë vizitës në Durrës një ditë më parë. Ndalur tek rindërtimi,...

Importi i birrës në rritje gjatë 2024, prodhuesit vendas në vështirësi për të konkuruar

Rritja e konsumit të birrës si pasojë e fluksit të lartë të turistëve në Shqipëri nuk ka përfituar prodhuesit vendas, por ka nxitur rritjen...

Emigrimi dhe plakja e popullsisë cenojnë pensionet/ Duhen punonjës të huaj

Rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë si dhe emigrimi do të shtojnë ‘vuajtjet’ për punonjës për bizneset dhe nga ana tjetër do të rrisë...

SPAK “shuplakë” Policisë së Shtetit/Hetimet e nisura nga kallëzimet e tyre kanë rënë 70%

SPAK ka listuar problematikat e regjistruara në vitin 2024 në raportin vjetor të publikuar ditën e sotme. Në raport Prokuroria e Posaçme thekson se ka...

Lajme të tjera

Web TV