Vendi më i izoluar në Tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një cep të largët të Oqeanit Paqësor ndodhet Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë, aq sa shpesh astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor janë njerëzit më të afërt me të. Hapësira tokësore më e afërt ndodhet 2,700 kilometra larg, ndërsa stacioni hapësinor është në një distancë maksimale prej 416 kilometrash.

Ky vend është kaq i largët saqë është shfrytëzuar nga agjencitë hapësinore si një “varrezë hapësinore”. Rusia, Europa dhe Japonia kanë hedhur aty fragmente satelitësh, mbetje të stacionit Mir dhe pjesë të tjera të anijeve kozmike. Megjithatë, sipas ekspertëve, këto mbetje nuk përbëjnë ndonjë rrezik të madh për ekosistemin, përveç rasteve të rralla të ndotjes nga karburantet.

Për shkak të izolimit të tij, Pika Nemo ka qenë burim teorish dhe misteresh. Një nga më të famshmet është “Bloop”, një tingull misterioz i regjistruar nga NOAA në vitin 1997. Kjo zhurmë e fuqishme, e pakuptueshme në fillim, nxiti teori se vinte nga një krijesë e panjohur detare. Më vonë, shkencëtarët zbuluan se ishte shkaktuar nga shembja e një ajsbergu.

Gjithsesi, Pika Nemo nuk është e përshtatshme për jetën detare. Për shkak të pozicionit të saj në Paqësorit Jugor, një zonë me rryma të fuqishme që pengojnë hyrjen e ujërave të pasura me lëndë ushqyese, ky rajon është një nga më pak aktivët biologjikisht në planet./   S,M

Të fundit

‘S’do ketë më kolonelë në sporte!’/ Berisha premton të zhbëjë ligjin e sponsorizimeve

Gjatë prezantimit të programit për sportin, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se PD do ti japë fund...

Nga temperaturat e verës, direkt e në dimër!/ Ja kur do të kemi rrebesh dhe dëborë

Edhe këtë javë moti në vendin tonë do jetë i paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu. Kjo situatë pritet të vijojë të premten dhe të shtunën....

Kuvendi vazhdon punën/Organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE”

Nesër më 3 prill, ora 10:00-13:30, Kuvendi i Shqipërisë organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e...

Programi i PD për Rininë/ Zero taksa për bizneset e të rinjve për 3 vite

Demokratët premtojnë “zero” taksa për të rinjtë që hapin një biznes, për një periudhë 3-vjeçare. Kreu i FRPD, njëherësh kandidati për deputetë i PD Besart Xhaferri, teksa...

‘PD dhe PS na vodhën programin!’/ Basha prezanton Pëllumb Seferin te Njësia 8

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot (2 prill) takim elektoral me mbështetësit në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ku prezantoi edhe kandidatin e...

Lajme të tjera

Web TV