Berisha ndjen pleqërinë/ Doktori: Drejtimin e fushatës do ua lë të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mosha, thinjat apo dhe ironitë e kundërshtarit e bëjnë të vështirë fushatën nga ana fizike për doktorin. Ai njoftoi se do ua dorëzojë të rinjve ose demokratëve me moshën nën 40 vjeç.

“Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.  Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, kemi 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri”, tha ai.

Doktori u bëri thirrje të rinjve ta votojnë dhe si shpërblim do të marrin hapjen e Tik-Tok. Ndonëse vetë e ka gjetur me kohë manovrën për ta përdorur ende.

“Rama është arrogant, është problematik. Ka raport problematik me të rinjtë. Ndaj më 12 maj ne do hapim Tik-Tok. Ai e mbylli Tik-Tok, sepse ai ka probleme me lirinë”

Pasi mori bufin, Berisha u ankua  tek të rinjtë se Rama i ka kopjuar programin.

“Kundërshtarët tanë po na kopjojnë programin. Megjithëse janë plot korrupsion dhe gënjeshtra, kështu e trajtojnë programin. Kanë 12 vite në pushtet, s’kanë ofruar asgjë. Vetëm kanë dëbuar të rinjtë nga vendi”, u shpreh ajo/   S.M

Të fundit

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka...

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se një nga këto parashikime ka...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Sulmohen koncesionarët e Tesla në Romë / Rritet siguria pas djegies së makinave elektrike

Ministria e Brendshme e Italisë ka shtuar sigurinë në konçesionaret e Tesla pasi 17 makina elektrike të prodhuara nga kompania e Elon Musk u...

Lajme të tjera

Web TV