Cila molë po na ha vërtet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Flutura Açka

Po të kishim ligje për moralin,
ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit

Zotëri, ju dëgjova kur folët për Firenzen, por jo për arkitektët që ndërtuan dikur atë. Sigurisht, nuk jemi më në kohën e Brunelleschi-t, do të thoni ju. Jo, nuk jemi, e di. Jemi në kohën e betonit, betonarmesë dhe barit artificial. Tani punohet me fonde publike, dhe nuk mund të vendosësh ti me kokën tënde se si do të jetë urbanistika e një qyteti, vetëm ngaqë ti ke pushtet në dorë. Pushteti yt rrjedh prej demokracisë. Dhe këtë ti po e respekton, e shoh dhe po të duartrokas. Të kam dhënë votën, a ma ke marrë votën, arsye edhe pse po të duroj. Madje, po duroj gjatë.
Por ç’ndodh? Ka një shpërdorim të madh mbi konceptim e së drejtës këtu, ja këtë duhet t’ua shpjegojmë qartë qytetarëve që shpesh habiten nga bukuria e qelqeve, lartësive, propaganda e ngjyrave. Këta janë mola e qytetit tonë. Ndodh që projektet e studiove nuk iu kalojnë fare jurive, shpesh bëhen sa për sy e faqe, pasi studiot e projektimit janë zgjedhur qysh më parë.
Pa mendoni, një testi të tillë i është nënshtruar edhe vetë Brunelleschi! A nuk duket kjo qesharake para batërdisë që bëhet sot me projektet?
Ai – Brunelleschi – nuk e fitoi atë konkursin e famshëm të Portës së Bazilikës!
Kujdes, vini veshin, po flas për portën e famshme të Bazilikës së Firenzes. E pra, Brunelleschi të humbasë konkursin?! Brunelleschi, i cili ngjiti 4 milion tullëza në ajër dhe që ndërtoi kupolën më të lartë në botë dhe që i mundoi me shekuj arkitektët të zbulnin se si e bëri?!
Po, e humbi konkursin, sepse ai hyri në një konkurrim të rreptë, pasi ajo që do të ndërtohej, ishte më e famshme se çdo i famshëm, sepse ishte HISTORIA.
A mendon kush sot për historinë? A do ta pranonte ndonjë stuio – e preferuar e qeverisë – të humbte fondet me miqtë që ka në qeveri, nga arsyeja qesharake se projekti i saj nuk qenkësh aq i mirë, apo se dikush tjetër e paskësh më të mirë e që kushtokërka më pak?! Këta janë mola e vërtetë.
Ej mik, llogari të tilla në kohën tonë nuk bëhen, i mori përgjegjësia me vete. A mund të ndodhë që ndokush të ketë ide më të mira se idetë e qeverive? Qeveritë i dinë të gjitha, edhe kur do të bjerë shi, edhe kur do të bjerë gripi e di qeveria. Ku ka Brunelleschi t’i konkurrojë idetë tona, ka vetëm Boeri. Boeri majtas, Boeri djathtas, Boeri para, Boeri prapa… Ku të dojë qeveria ka Boeri.
Por, më mirë rrimë dhe pak te Brunelleschi, se na hidhërohet dikush lart – atje ku ajri rrallohet dhe truri e humbet funksionin – dhe vjen e na i shemb muret e çatinë që mezi po e mbajmë në këmbë. Këta janë mola e vërtetë.
Perspektiva e Brunelleschi-t nuk është thjesht një koncept gjeometrik apo arkitekturor i thellësisë në hapësirë, por një thellësi në kohë. Kujdes, një thellësi në kohë, një dimension i patjetërsueshëm i njeriut. I njeriut dhe i mjedisit. Njeriu ka kujtesën e tij personale, por edhe kujtesen historike të shoqërisë së cilës i përket, dhe kjo është e pandashme me arkitekturën.
Perspektiva është ajo që vjen pas. Që si arkitek, urbanist, si planifikues territori, si bashkiak, si bash-bashkiak, mbase nuk mund t’i jesh pjesë si qenie biologjike – do vdesësh një ditë, dreqi e mori! – por i shërben një kohe tjetër, të tjerë njerëzve, të cilët kurrë nuk do t’i njohësh, ndaj të cilëve ti ke përgjegjësi, dhe kjo, miku im, kjo e bën ndarjen e madhe mes patriotëve dhe jopatriotëve, mes atdhetarëve dhe bukëshkalëve.
Ata që e ndërtuan Firenzen, kanë qenë mendjehapur, njerëz me perspektivën më së pari në hapësirën e tyre mentale, por edhe shpirtërore. Natyrisht, kjo kërkon edhe një lloj sublimimi, të mos vuash nga egoja e akaparimit të historisë dhe as të jetosh me ndjesinë se historia është në shërbimin tënd, dhe të përjetësimit tënd. Ti je mola e vërtetë.
Më fal, kush je ti, o molë, që i vë dizajnin dhe ngjyrat e tua vendit tënd?
Je një i marrë patjetër, një egocentrik, një i sëmurë psikik. A një palaço. Para historisë, ti je një milingonë, një hiçmosgjë. Je një kafshë. Jo një kafshë politike si e Platonit, por një kafshë kafshë. Se për patriot, as që mund të flasim. Do moral të lartë të jesh patriot.
Fatkeqësia është se nuk kemi ligje për moralin.
Se po të kishim ligje për moralin, ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit.

Lexo edhe :  Karnavalet e Shkodrës, përgatitje për spektaklin e veçantë të qytetit

Fragment i përshtatur nga romani “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë” (2017)

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV