Futbolli shqiptar insiston të përfundojë sezonin e cënuar nga pandemia, e për këtë duhet të japë një përgjigje përfundimtare më 25 Maj. UEFA ka vendosur limitin për të thënë nëse FSHF e jep titullin dhe verdikte e tjera në tavolinë, apo do ta caktojë në fushë. Nga takimi i fundit me Ministrinë e Shëndetësisë, mësohen dhe detaje.
Burime pranë autoriteeve sanitare nënvizojnë se me gjasë futbollistë do të ndjekin rrugë të ndryshme nga e kaluara për rinisjen e Superligës. Nuk do të ketë më autobuse për transportin kolektiv nga tani e deri në Shtator. Lojtarët do të vijnë me makina personale, të pashoqëruar nga familjarë dhe lojtarë të tjerë, dhe do të evitojnë shtrëngimet e duarve, shkëmbimin e fanelave, apo qëndrimin në të njëjtin “boks” në stadium, sipas “Fjala.al”.
Lamtumirë “dusheve” në impiante pasi të gjithë do të lahen në shtëpi pas ndeshjeve, për të evituar përhapjen e infektimit. Por sipas MSH, nga “samiti” i fundit u zbulua se ISHP do të kërkojë dhe një listë kontaktesh të ardhshme nga lojtarët, dhe shqetësime eventuale që mund të kenë, e që mund të përkeqësohen.
Mbetet mister sesi do të proçedohet nëse zbulohet një rast me Covid-19 në Superligë. Nëse në Itali do izolohet skuadra e do pezullohet kampionati, në Shqipëri këtë FSHF nuk guxon ta thotë….sidomos tani që mori premtimin e ekzekutivit, për të rinisur kampionatin. Fjala.al