Meta nga burgu: Izolimi i orkestruar nga qeveria më ka pamundësuar takimet me zgjedhësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim informues sot në zyrat e Partisë së Lirisë, në kuadër të fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Lidhur me këtë takim ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PL Ilir Meta, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se zgjedhjet e 11 majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë shqetësimet që lidhen me realizimin e një procesi të lirë.

Meta nuk lë edhe pa përmendur burgosjen e tij, të cilën e quan të orkestruar nga qeveria. Ai tha se burgosja, i ka pamundësuar edhe takimet me zgjedhësit.

“Zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, nga shpërdorimi flagrant i fondeve financiare të Buxhetit të Shtetit, mijëra punësime të paligjshme e politike, keqpërdorimi i administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet e deri te presionet nëpërmjet sistemit kriminal të patronazhistëve, duke dhunuar hapur Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër.

Gjithashtu u vë në dukje fakti tepër skandaloz i pengimit kriminal të aktivitetit tim politik dhe elektoral, si lider i partisë së dytë opozitare në vend, nëpërmjet izolimit ekstrem për mbi 6 muaj pas një rrëmbimi banditesk të orkestruar dhe ekzekutuar nga Qeveria pa fakte, pa dokumente dhe pa prova penale, duke më pamundësuar jo vetëm takimet me drejtuesit e Partisë së Lirisë, kontaktet me zgjedhësit, por edhe duke më mohuar të drejtën elementare të njihem dhe të shoh materialet e fushatës time elektorale, si kandidat për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Lexo edhe :  "Berisha është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota!"

Këto janë dëshmi të përpjekjeve kriminale të Edi Ramës jo vetëm për të penguar aktivitetin normal politik e elektoral të opozitës, por edhe të goditjes mafioze të kundërshtarëve të tij politikë, nëpërmjet burgosjes, duke cënuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës, të demokracisë, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor” shkruan ai./k.k

Të fundit

Hailey Bieber shet markën e saj të bukurisë “Rhode” për 1 miliard dollarë

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka shitur markën e saj të njohur të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, Rhode,...

Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentisht drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit...

“Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

Së fundmi pas përfundimit të zgjedhjeve janë bërë  transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa shefa krimesh janë ndryshuar, por...

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë...

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra...

Lajme të tjera

Web TV