COVID-19/ Serbia rihap kufijtë për qytetarët e rajonit nga 1 qershori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë ka treguar se nga 1 qershori Serbia do të rihapë kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kufijtë kanë të mbyllur që në mes të muajit mars për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Daçiq tha se kufizimet për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Duke folur për mediat serbe, Daçiq tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende.
Ai po ashtu tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës.

”Ata janë kthyer me fluturime humanitare”, tha Daçiç.

Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mbi 10,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa kanë vdekur 220.

Të fundit

Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e...

SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak e bien në lumë, raportohet për të vdekur

Një aeroplan me 64 persona në bord u rrëzua në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të...

Historia e Vezuvit/ Shpërthimi shkatërrues në 79 pas Krishtit në një rindërtim të ri

Hulumtimet kanë rindërtuar shpërthimin e tmerrshëm 32-orësh të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili çoi në shkatërrimin e Pompeit dhe Herculaneum.   Shpërthimi i...

Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Nga Arben Pandi Cici Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Sot besimtarët ortodoksë të Shqipërisë,...

Ngrihet Task Forca/ Altin Dumani në krye të “krimeve zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përpiluar një plan të posaçëm masash për të parandaluar dhe hetuar rastet e...

Lajme të tjera

Web TV