Aleatët i kërkuan protesta, zbulohet vendimi i Bashës (detaje nga takimi)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleatët e Partisë Demokratike janë duke kërkuar që të zhvillojnë protesta, për shkak të krizës ekonomike ku ndodhet vendi nga masat e marra nga maxhoranca për Covid-19.

Mësohet se në mbledhje që kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi me aleatët në selinë blu, dje në mesditë, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, sugjeroi se aksioni politik i opozitës të përfshijë edhe protestat.

Ndërsa më tej bëhet me dije se Duka është shprehur para Bashës se tashmë pakënaqësitë e qytetarëve po rriten çdo ditë e më shumë.

Ideja e Dukës nuk është mbështetur nga Basha, sipas të cilit, protestat do të përkeqësonin gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe të Shqipërisë raporton Panorama.

Ai i ka thënë aleatëve se largimi i kryeministrit Edi  Rama do të bëhet me sa më pak kosto për qytetarët dhe për vendin.

POROSITË

Ndërkohë, sa i përket Reformës Zgjedhore, mësohet se kryedemokrati Basha ka pohuar se ajo duhet të përfundojë sa më shpejtë. Por përtej reformës, kreu i selisë blu ka nënvizuar si një kërkesë thelbësore normimin e qeverisë tranzitore.

Një nga temat kryesore të takimit të kryedemokratit Basha me aleatët ka qenë edhe gjendja e vështirë ekonomike, me të cilën po përballet vendi, për shkak të koronavirusit.

Mësohet se qëndrimi i të gjithë partive të opozitës së bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Sipas burimeve në fillim të takim, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjatë takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë, jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen”, mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Taulant Balla flet për luftën e brendshme në PS dhe marrëdhënien me SPAK

Më pas, është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga qeveria. Në mbledhje është argumentuar se qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve.

Ndërkohë, Basha u kërkoi që aksioni opozitar të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. “Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre”, është shprehur Basha. Ndërsa aleatja më e madhe në opozitë e PD-së, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në përfundim të mbledhjes u shpreh për mediat se opozita po punon për një platformë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

“Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme apo dhe një mënyrë të zgjidhjes së kësaj situate për t’i dhënë një mundësi dhe për t’i dhënë hapësira rifuqizimit të ekonomisë shqiptare, krijimin e mundësive, sidomos të biznesit të vogël, biznesit të mesëm, i cili është në ditët e tij më të vështira e ku nuk ka qenë asnjëherë në këto vitet e tranzicionit”, tha Kryemadhi.

Kjo është mbledhja e tretë e opozitës pas një kohe më shumë se muaj e gjysmë ndalimi, për shkak të pandemisë. Ndërkohë, opozita e ka kthyer në axhendë politike që një herë në javë të takohet për të koordinuar aksionin opozitar.

Të fundit

Viruset e dimrit si ndikojnë tek problemet me stomakun çfarë duhet të bëni

Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe...

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. “Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus...

E shkuara dhe tradita

Nga Ilir Yzeiri Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët dhe i nëpërkëmbur në tregun...

Rama citon Aristotelin: Një shtet i qëndrueshëm është kur njerëzit janë të barabartë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë...

“Siguri në nivele të larta”/ Proda: Besimi te policia po rritet nga viti në vit

“Gjatë 2023-2024 policia ka synuar në rritjen e parametrave të sigurisë në përgjithësi dhe shkolla e komunitet në veçanti. Kënaqësi për çdo anëtar të organizatës...

Lajme të tjera

Web TV