Gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur betejën me koronavirusin 494 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm e viktimave në 33.186.
Shifra ditore të publikuara nga Departamenti i Shëndetit përfshijnë vdekjet në spitale, azile dhe komunitet gjatë 24 orëve të fundit.
Kryeministri pranoi se numri i vdekjeve ka qenë “shumë i lartë”, gjithashtu Johnson insistoi se numri i infektimeve dhe viktimave në shtëpitë e kujdesit tani është “stabël”./Burimi: Sky News