Vdekshmëria nga COVID-19, SHBA kalon parashikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në SHBA, një model i rishikuar matematik për vdekshmërinë nga koronavirusi parashikon se deri në fillim të gushtit do të humbin jetën mëse 147,000 amerikanë, ose rreth 10,000 më shumë se një vlerësim i mëparshëm, kjo për shkak të zbutjes së kufizimeve për frenimin e pandemisë.

Parashikimi është bërë nga Instituti i Shëndetit pranë Universitetit të shtetit Uashington.

Ai konfirmon paralajmërimet e zyrtarëve të shëndetit publik, sipas të cilëve heqja e parakohshme e bllokimeve në qytete mund të çojë në shpërthime të reja të virusit raporton VOA.

Studiuesit e Institutit thanë se pasojat e sakta të hapave që po ndërmerren për rihapjen e bizneseve dhe zbutjen e urdhrave të qëndrimit në shtëpi është vështirë të vlerësohen me saktësi.

Modeli i rishikuar i Institutit, që citohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë dhe autoritetet e tjera të shëndetit publik, thotë se vlerësimi i ri përfaqëson një mesatare mes skenarit më të mirë prej 102,780 vdekjesh dhe atij më të keq prej 223,490 vdekjesh deri më 4 gusht.

Deri tani, numri zyrtar i vdekjeve e ka kaluar shifrën 82 mijë.

Të fundit

Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Nga Arben Pandi Cici Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,...

Ngrihet Task Forca/ Altin Dumani në krye të “krimeve zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përpiluar një plan të posaçëm masash për të parandaluar dhe hetuar rastet e...

Horoskopi ditor, 30 Janar 2025

Dashi Të enjten mund të ndiheni veçanërisht të paduruar. Jeni mësuar të merrni vendime të shpejta dhe të filloni aventura të reja, por të enjten...

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e fundit të kësaj faze, teksa...

Lajme të tjera

Web TV