Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku.

Kryesocialisti tha se e sheh të rëndësishëm rolin e femrave në partinë e tij. Madje edhe vetë e pranoi rëndësinë që ka gruaja e tij, Linda Rama për të. “Unë pa gruan time jam ndërtim pa leje”, tha Rama.

“Meqë Ulsiu përmendi Dibrën më erdhi një mesazh nga një numër nga Dibra, ishte një pjesëmarrëse në atë takim dhe shkruante: Edi Rama, gratë dhe vajzat e Dibrës që ishin dje në takim nuk kanë për të ta harru kurrë se kurrë nuk na e kishte bërë kush atë nder që na bërë ti që në ishin në sallë e burrat rrinin në trotuar. Por e dini cila është akoma më interesantja? Është që ajo gjysma e burrave me mend në kokë nuk mërziten nga këto që them unë. Se ata e dinë dhe e pranojnë që pa gratë janë çyrykë. Çyrykët e dinë, por mazalla se duan me e pranu. Dobësi e madhe. Unë për veten time e pranoj. Unë pa gruan time, jam ndërtim pa leje. Hë sot, hë nesër”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për komentet e fundit që ka bërë për gjysmat e burrave, atë pjesë që nuk e voton, e që i quan “çyrykë”. Mund të jenë edhe më shumë se gjysma tha kreu i qeverisë dhe fakti që janë “çyrykë” sipas tij e tregon fakti që ku ndodhet ende Shqipëria pasi ka qenë e drejtuar vetëm nga burrat.

“Janë mërzitur që si i thotë Edi Rama gjysmës së burrave çyrykë. Tashi nuk e di, mund të jenë më shumë se gjysma, por unë them gjysma janë, se sikur mos të ishin gjysma e burrave çyrykë në këtë vend, e dini ku do ishte Shqipëria sot apo jo? Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë. Më thoni ju mua tani, a është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë?”, tha Rama./E.S

Të fundit

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën...

Lajme të tjera

Web TV