Nata mes viteve në Tiranë, koncert dhe spektakël fishekzjarrësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do ta presë ardhjen e Vitit të Ri 2020 në sheshin “Skënderbje”. Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e fishekzjarrëve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ftoi qytetarët e Tiranës që t’u bashkohen festës që do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me koncertin e Vitit të Ri, ku do të performojnë këngëtarët e njohur Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.

Kësaj atmosfere do t’i shtojë magjinë e saj një spektakël i vërtetë fishekzjarrësh, që do të realizohet për të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë të kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në Tiranë festat e fundvitit.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV