Kanabisi/Pëllumb Nako: Nisma bëhet për qëllime politike, qeveria nuk jep siguri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako, ka dyshimet e tij në suksesin e legalizimit të hashashit në vendin tonë, duke parë me skepticizëm momentin kur qeveria e propozon këtë, pikërisht para zgjedhjeve të reja parlamentare. Në një intervistë për gazetën “Fjala” ai thotë se qeveria ka lejuar kultivimin e paligjshëm të hashashit dhe kjo nuk jep siguri se legalizimi do të sillte përfitimet që priten për ekonominë.

Si e konsideroni projektin e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor?  Çfarë përfitimesh dhe problematikash sjell zbatimi i tij?

Nëse do t’u referoheshim të ardhurave nga trafiku i kanabisit në vendin, tonë bazuar në raportet dhe vlerësimet e EUROPOL-it, do të konstatonim se ato janë mjaft të larta të vlerësuara në disa miliarda euro. Futja e këtij biznesi në kanale të kontrolluara dhe me destinacion shëndetin do të bënte që të paktën në parim këto para, ose një pjesë e mirë tyre, të shkonin ligjërisht në favor të shtetit. Pra, në këto kushte përfitimet ekonomike do të ishin të konsiderueshme, ndërkohë në parim kjo gjë do të sillte për pasojë të parë uljen e kultivimit të tij në mënyrë abuzive dhe për rrjedhim do të ulte inkriminimin mjaft të lartë të popullatës sonë në këtë drejtim.

Pra, në parim përparësitë janë të dukshme dhe natyrshëm problem mbetet kontrolli i kultivimit ilegal. Kjo sepse nuk mendoj që ky i fundit do të eliminohet. Kjo gjë nuk përbën një hamendësi, por mjaftojmë të kujtojmë amnistinë e fundit të qeverisë për ata që nuk kanë bërë deklarimin e tyre të pasurisë, pra që iu janë shmangur taksave. Sipas një drejtuesi politik të qeverisjes, kjo para vlerësohet në miliarda dollarë. Pra, edhe në fushën e deklarimit ligjor të të ardhurave që datojnë që nga lindja e shoqërisë të themi, paskemi shumë shmangie dhe strukturat shtetërore nuk kanë qenë në gjendje të garantojnë ligjin dhe në masë jo të vogël. I njëjti risk edhe për kanabisin e legalizuar dhe atë eventualisht ilegal nesër nëse kjo nismë realizohet. Pra, për të pasur përfitime ekonomike, shtetit i duhet të kryejë dy nisma madhore në raport me legalizmin e një veprimtarie që deri tani ka qenë kriminale.

Lexo edhe :  “Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Si një vend ku kultivimi i hashashit është i paligjshëm, a mund të keqpërdoret ky projekt i qeverisë dhe të nxisë kultivimin e paligjshëm?

Nëse shihen me vëmendje këto nisma të qeverisë janë në vigjilje të zgjedhjeve që do të kryhen vitin tjetër. Pra, i njëjti skenar, por me modele të tjera si në rastin e kultivimit masiv të kanabisit në vigjilje të zgjedhjeve të kaluara. Me fjalë të tjera, qeveria kërkon të ardhura, sepse ka shpërdoruar shumë paranë publike dhe deri tani strategjitë e saj kanë qënë më shumë në funksion të fitimit të zgjedhjeve, sesa në ndërtimin real të standardeve të shtetit të së  drejtës. Është në stilin e kësaj qeverisjese të ushtrojë aktivitetin e saj në kufijtë e ligjshmërisë dhe të paligjshmërisë. Kështu mendoj që kultivimi ilegal do të vazhdojë rrugën e tij dhe me gjasë të jetë më intensiv.

Çfarë modeli mund të marrim nga vendet e tjera për të realizuar këtë gjë?

Modelet ekzistojnë, madje prej dekadash. Vende të ndryshme kanë vepruar për qëllime të ndryshme. Ka pasur vende që e kanë liberalizuar konsumin e kanabisit, për të zvogëluar konsumin e drogave të forta dhe nuk ia kanë arritur qëllimit. Kurse nisma e qeverisë sonë nuk duket se ka këtë objektiv. Por, sado modele të ketë, në fund është forca dhe efikasiteti i shtetit ligjor ai që vendos në suksesin ose jo të nismës. Nisur nga shenjat e deritanishme dhe nga ç’kam konstatuar këto vite, pak mundësi suksesi do të ketë.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV