Festa e Pashkëve është dita më e shenjtë e vitit për të krishterët. Ajo ka për qëllim kremtimin e lajmit të mirë për ringjalljen e Jezusit dhe ndodh në fund të Javës së Shenjtë. Pashka festohet gjithmonë të Dielën dhe shpjegimi standard për këtë është se kjo festë është fiks të Dielën e parë pas Hënës së plotë që ndodh gjatë ose pas ekuinoksit pranveror.
Po pse festohet gjithmonë në ditën e fundit të javës?
Është një traditë shumëvjeçare. Deri në shekullin e 8-të pas Krishtit, nuk kishte asnjë metodë uniforme për përcaktimin e datës së Pashkëve. Megjithatë, përgjigja e saktë qëndron në shkrimet e shenjta ku thuhet se Jezusi u ringjall në ditën e parë të javës, që është e Diela. Një profesor i studimeve biblike në Universitetin Baptist të Missouri thotë se konsensusi për këtë ishte një proces shumë më i ndërlikuar se sa thjesht ditë që përkon me ringjalljen e Jezusit.
Ai shpjegon se ka pasur një debat të hershëm mes të krishterëve nëse duhet të ishte të Dielën, pasi ishte në të njëjtën ditë që hebrenjtë e festonin po ashtu. Sipas Biblës, Pashka bëhet në ditën e 14-të të muajit Nissan në kalendarin hebre dhe korrespondon me muajin Mars-Prill në kalendarin civil. Gjatë mbretërimit të Perandorisë Romake, u bë më e zyrtarizuar për të krishterët që të festonin Pashkët të Dielën. Rreth vitit 190 pas Krishtit, Peshkopi Victor i Romës e dekretoi këtë gjë. Në vitin 325 pas Krishtit, festimi i Pashkëve të Dielën u bë më zyrtar kur perandori romak Konstandini mblodhi Këshillin e Nikesë.
Që atëherë, kjo metodë u pranua dhe Pashkët janë festuar gjithmonë të Dielën e Marsit ose Prillit./E.S