Kush e bindi Trump-in të tërhiqej nga vendimi që tronditi botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për përplasjen tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, pak kompani ndihen më shumë nën presion se Apple. Në sfondin e një lufte tarifore që mund të tronditë industrinë globale të teknologjisë, CEO i Apple, Tim Cook, duket se ka arritur të bëjë atë që pak të tjerë mundën: të bindë Donald Trumpin të përjashtojë produktet elektronike nga një valë e re tarifash ndëshkuese. Një fitore e përkohshme për Apple, por një kujtesë e qartë se sa e ndërlikuar dhe e brishtë është marrëdhënia e saj me Kinën.

Marrëdhënia me Trump

Cook, loboi intensivisht në prapaskenë për të bindur administratën amerikane që të përjashtonte nga masat doganore produktet elektronike të prodhuara nga Apple në Kinë. Javën e kaluar, Cook u takua me Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për të paralajmëruar për rritje të mundshme të çmimeve të iPhone. Deri në fund të javës, administrata Trump u zbut, duke dhënë një përjashtim jo vetëm për Apple, por edhe për gjigantë të tjerë të teknologjisë amerikane si HP dhe Dell.

“Tim ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin dhe për arsye të mirë. Ai balancon me kujdes interesat e Apple, e cila është shumë e varur nga Kina, dhe prioritetet ekonomike amerikane. Ai gëzon shumë respekt, sepse nuk është ankimues, nuk është qarë, por vjen me një zë të vërtetë të realitetit. Nuk më habit fakti që propozimet e tij janë pritur mirë”, tha ish-Sekreti Rosmer.

Vendimi i presidentit

Sjellja e paparashikueshme e presidentit amerikan, si dhe njoftimi i tij se “askush nuk do të kursehet” po shkakton nervozizëm në një kompani, biznesi i së cilës është i rrënjosur thellë në infrastrukturën prodhuese të Kinës. Apple tashmë është përpjekur të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina, por realiteti është i paepur: asnjë vend tjetër nuk ofron një ekosistem të tillë të zhvilluar prodhimi, nga një rrjet i dendur furnizuesish dhe një fuqi punëtore të aftë deri te logjistika e nivelit të lartë. Lëvizja e prodhimit në SHBA doli të ishte një sfidë e madhe logjistike dhe financiare. Apple ka operuar në Kinë që nga viti 2001, kur hyri në treg përmes një kompanie tregtare në Shangai dhe filloi të punojë me Foxconn, një prodhues kryesor që tani drejton fabrikën më të madhe në botë të iPhone në Zhengzhou, e njohur si “iPhone City”.

Lexo edhe :  Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar tokën në Shkallnur

Shumica e iPhone-ve të Apple prodhohen atje, ndërsa çipat e avancuar furnizohen nga TSMC nga Tajvani dhe elementë të tokës së rrallë, çelësi i altoparlantëve, mikrofonave dhe kamerave, përdoren gjithashtu në prodhim. Në mandatin e tij të parë, Trump përjashtoi produktet e Apple nga tarifat, por këtë herë ai fillimisht vendosi ta përdorë atë si një simbol të kthimit të prodhimit në Amerikë, përpara se ta përjashtonte përfundimisht nga tarifat. “Një ushtri prej miliona e miliona qeniesh njerëzore që rrotullojnë vidhat e vogla për të bërë një iPhone, kjo është ajo që do të kemi në Amerikë”, tha Lutnick në fillim të këtij muaji.

Pasojat

Por analistët janë skeptikë. “Ideja që Apple mund të zhvendosë prodhimin në SHBA është një fantazi e pastër,” tha për BBC Eli Friedman , një ish-anëtar i bordit këshillues të Apple. Kompania ka folur për diversifikimin e zinxhirit të saj të furnizimit larg Kinës që nga viti 2013, por realisht, SHBA-ja nuk ishte kurrë një opsion real. Apple nuk bëri shumë përparim në largimin nga Kina gjatë dekadës së ardhshme, por “me të vërtetë u përpoq” gjatë pandemisë, kur kufizimet kineze për shkak të koronavirusit dëmtuan prodhimin, shtoi Friedman. “Vendet e reja më të rëndësishme të montimit ishin Vietnami dhe India. Por sigurisht, shumica e montimit të Apple ende zhvillohet në Kinë,” thekson ai. Për të montuar një iPhone duhen 8700 inxhinierë industrialë dhe 200000 punëtorë të linjës. Një vëllim i tillë prodhimi është i vështirë të arrihet diku tjetër.

Të fundit

Tronditet Italia, babai vret me thikë djalin dhe më pas veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku babai ka vrarë fëmijën e tij. Sipas mediave vendase,...

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë...

Euro dhe dollari në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 23 prill 2025, dollari amerikan blihet me 85.5 lekë dhe shitet me 87 lekë. Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga...

Bullizëm dhe agresivitet, Rama-Berisha përplasen në distancë për epitetet

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për sjellje jonormale dhe jonjerëzore gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se fjalët dhe veprimet e tij kanë...

Lajme të tjera

Web TV