Ekspertët apelojnë kujdes: Macja mund ta përhapë lehtësisht virusin korona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kini kujdes. Macet mund të përhapin lehtësisht virusin SarsCov2, edhe pse nuk shfaqin asnjë simptomë. Ky është paralajmërimi i ekspertëve. Në mbarë botën testet e dhjetëra kafshëve, shtëpiake apo jo, kanë rezultuar pozitive, pasi janë infektuar nga njerzit.

Eksperti virolog Petter Halfmann thotë se më e frikshme është përhapja nga macja tek njeriu. Macja vështirë se mund të shfaqë ndonjë simptomë të koronavirusit, ndaj transmetimi tek njeriu ndodh lehtësisht. Halfmann dhe kolegët e tij të shkollës së veterinarisë në Universitetin e Wisconsin e kanë publikuar studimin në Gazetën e Mjekësisë. Sipas kërkuesve, me një kampion të një pacienti me Covid, infektohen 3 mace.

Secila mace e transmeton zinxhir tek macet e tjera dhe ato e përcjellin tek njeriu. Edhe me kalimin e ditëve dhe duke e ditur se macet janë të infektuara, asnjëra prej tyre nuk shfaqi asnjë simptomë. Gjithsesi ekspertët thonë se nuk kanë ende asnjë provë 100% të sigurtë nëqoftëse ndonjë njeri është infektuar nga macja. Por kujdesi i shtuar nuk i bën dëm askujt./Fjala.al/Burimi:TheSun

Të fundit

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

Lajme të tjera

Web TV