Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi një trajnim për rreth 45 punonjës të nivelit të lartë të burgjeve mbi të drejtën e votës në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të mbështeste administratën e burgjeve për të siguruar mbrojtjen dhe lehtësimin e ushtrimit të të drejtës së votës nga të dënuarit dhe të paraburgosurit, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.

Programi përfshiu një gamë të gjerë temash, që nga kuadri ligjor që rregullon të drejtën e votës së të burgosurve, masat praktike për lehtësimin e votimit në burgje e deri te praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga zgjedhjet e mëparshme. Pjesëmarrësit u angazhuan në sesione ndërvepruese për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhje të të burgosurve me të drejtë vote. Trajnimi, gjithashtu, adresoi sfidat logjistike dhe ligjore me të cilat përballet administrata e burgjeve gjatë zgjedhjeve dhe ofroi udhëzime praktike për të siguruar transparencë, akses dhe siguri gjatë procesit të votimit.

“Sot, fokusohemi në një nga gurët themeltarë të demokracisë: të drejtën për të votuar. Në Shqipëri, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e garantojnë këtë të drejtë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe personat e burgosur, përveç rasteve kur kjo e drejtë është hequr shprehimisht me vendim gjykate. Prandaj, është përgjegjësia juaj, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë etik, që kjo e drejtë të respektohet dhe të mundësohet,” tha ambasadori Michel Tarran, Kryetari i Prezencës së OSBE-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, tha se janë gjithsej 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur, që pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale. “Procesi zgjedhor në institucionet penitenciare do të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, falë edhe bashkëpunimit me OSBE-në. Kërkoj seriozitet maksimal nga të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë proces. Mbi të gjitha, duhet të garantohet që vullneti i çdo individi të shprehet lirisht dhe pa asnjë lloj ndikimi”, tha ai.

Lexo edhe :  Punëtori humbi jetën pas rënies nga lartësia në aeroport, arrestohet administratori

Trajnimi është pjesë e mbështetjes së Prezencës së OSBE-së për autoritetet e zbatimit të ligjit në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Së fundmi, Prezenca ndihmoi në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, dhuroi pajisje kompjuterike për SPAK-un për të mbështetur grupet hetimore në terren, trajnoi prokurorët në hetimin e krimeve zgjedhore dhe organizoi një tryezë diskutimi, ku organizatat e shoqërisë civile ndanë gjetjet dhe rekomandimet e tyre mbi mënyrat për të luftuar krimet zgjedhore me institucionet përkatëse shtetërore.

Po ashtu, trajnimi i sotëm është pjesë e mbështetjes afatgjatë të Prezencës për reformën në sistemin e burgjeve në Shqipëri dhe angazhimin e saj aktiv në promovimin e të drejtave të personave të privuar nga liria. Përveç kontributit për regjimin e posaçëm, Prezenca ka dhënë mbështetje legjislative për paketën ligjore mbi sistemin penitenciar, ka punuar për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm në burgje dhe në sistemin e provës, si edhe ka ndihmuar në krijimin e një programi Master në Kriminologji në Universitetin e Tiranës. Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të mbështetë reformën penitenciare në Shqipëri./E.S

Të fundit

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së...

Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhi do të jetë aktore në një film

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e...

Mbi 128,000 besimtarë nderojnë Papën, Bazilika e Shën Pjetrit e hapur deri në 7 pasdite

Sipas të dhënave nga Salla e Shtypit e Vatikanit, deri këtë mëngjes, mbi 128,000 besimtarë kanë kaluar për të nderuar arkivolin e Papës Françesku. Pjesëmarrja...

“Vota juaj ka peshë”/ Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa!

Drejtoresha politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo falenderoi ata...

Dita e fundit e homazheve për Papa Frençeskun, ja kush pritet të mbërrijë në Vatikan

Bazilika e Shën Pjetrit u rihap sërish mëngjesin e sotëm për të lejuar besimtarët që duan t’i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Fluksi vazhdoi...

Lajme të tjera

Web TV